Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), raporti i plakjes (popullsia e moshës 65+ në raport me popullsinë 0-14 vjeç) është më shumë se dyfishuar që nga viti 2011 dhe më shumë se katërfishuar që nga viti 1981, e cila është një rritje alarmante.
Kështu thuhet në një postim në rrjetin social në Facebook të Institutit Riinvest.
Sipas këtij Institutit Riinvest numri i lindjeve po bie, emigrimi i të rinjve po rritet dhe jetëgjatësia po zgjatet.
“Çfarë do të thotë kjo: më pak të rinj – më pak fuqi punëtore në të ardhmen. Presion mbi skemat e pensioneve dhe shërbimet sociale. Nevojë urgjente për politika që përmirësojnë arsimin për nevojat e tregut të punës, shtojnë punësimin dhe reformojnë skemat sociale e pensionale, për ta bërë Kosovën më atraktive për qytetarët dhe investitorët”, thuhet në postim.
