By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inteligjencë Artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare, Biden firmos direktivën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Inteligjencë Artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare, Biden firmos direktivën
Bota

Inteligjencë Artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare, Biden firmos direktivën

admin
Last updated: 25/10/2024 08:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden firmosi të enjten një direktivë që i kërkon Pentagonit dhe agjencive të zbulimit që të përqafojnë me shpejtësi teknologjinë e inteligjencës artificiale, si një çështje që i përket sigurisë kombëtare, shkruan Zëri i Amerikës.

Direktiva synon që Shtetet e Bashkuara të mbajnë rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ndërsa synon parandalimin që vendi të bjerë viktimë manipulimeve me këtë teknologji nga vende kundërshtare si Kina, përcjell A2 CNN.

Memorandumi, ku inteligjenca artificiale (AI) cilësohet si “një teknologji përcaktuese për epokën”, gjithashtu parashtron udhëzime për të cilat Shtëpia e Bardhë thotë se janë krijuar për të parandaluar përdorimin e AI për të dëmtuar liritë civile ose të drejtat e njeriut.

Rregullat e reja do të “sigurojnë që agjencitë tona të sigurisë kombëtare t’i përdorin këto teknologji në mënyra që përputhen me vlerat tona”, tha për gazetarët një zyrtar i lartë i administratës, duke folur për memorandumin në kushte anonimiteti përpara publikimit të tij zyrtar.

“Dështimi për ta vënë menjëherë në funksion këtë teknologji”, tha zyrtari, “mund të na vërë në rrezik të një surprize strategjike nga rivalët tanë”.

“Për shkak se vende si Kina i kuptojnë mundësitë që ofron kjo teknologji për të modernizuar dhe revolucionarizuar aftësitë e tyre ushtarake dhe të zbulimit përmes inteligjencës artificiale, është veçanërisht e domosdoshme që ne të përshpejtojmë përfshirjen dhe përdorimin e AI nga agjencitë e sigurisë kombëtare”, tha zyrtari.

Por disa organizata që mbrojnë liritë civile kanë shprehur shqetësimet se udhëzimeve të reja u mungojnë masa mbrojtëse të mjaftueshme.

Udhëzimet e reja bazohen në një urdhër ekzekutiv të lëshuar vitin e kaluar që u kërkon agjencive qeveritare që të hartojnë politika mbi mënyrën e përdorimit të inteligjencës artificiale.

Dispozitat në memorandum kërkojnë një sërë veprimesh për të mbrojtur zinxhirët e furnizimit që prodhojnë pajisje të avancuara kompjuterike, kritike për sistemet e inteligjencës artificiale. Gjithashtu kërkohen veprime shtesë për të luftuar spiunazhin ekonomik që do të lejonte kundërshtarët ose kompanitë jo-amerikane që të vjedhin risitë kritike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se: “Nëse nuk e fusim në përdorim me shpejtësi AI dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të forcuar sigurinë tonë kombëtare, mund të vëmë në rrezik epërsinë tonë të fituar me djersë”.

You Might Also Like

Erdoğan dhe homologu i tij kazak diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Trump për paqen në Ukrainë: Asgjë nuk do të ndodhë deri sa ta takoj personalisht Putinin

Ukraina prezanton për herë të parë dronët detarë Magura, këto armë detyruan flotën ruse të tërhiqet nga shumë misione në Detin e Zi

Mandiq kritikon Malin e Zi për mbështetjen ndaj Kosovës në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare

Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
Next Article Sot fillon faza e dytë në Superligën e Kosovës, vetëm një ndeshje në orar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor
Maqedoni
Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Maqedoni
Produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve
Ekonomi
Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?