By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”
Bota

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

admin
Last updated: 23/10/2025 16:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Irani paralajmëroi kundër çdo sulmi të ri ndaj tij, pasi shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energji bërthamore tha se ka frikë se do të rikthehet “përdorimi i forcës” nëse dështojnë përpjekjet diplomatike me Iranin.

Në mes të qershorit, Izraeli nisi një fushatë të paprecedent bombardimesh kundër Iranit, duke nxitur një luftë në të cilën Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë.

Gjatë luftës 12-ditore, Izraeli goditi ndërtesat ushtarake dhe bërthamore iraniane si dhe zona të banuara, ndërkaq më vonë Shtetet e Bashkuara sulmuan ndërtesat kyç bërthamore të Iranit.

Konflikti shkaktoi ndërprerje të bisedimeve bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit që kishin nisur në prill. Një armëpushim mes Iranit dhe Izraelit është në fuqi që nga 24 qershori.

Në një intervistë të publikuar më 23 tetor në gazetën zvicerane Le Temps, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha se “nëse dështon diplomacia, kam frikë se do të rikthehet përdorimi i forcës”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të enjten se nuk është e qartë nëse deklaratat e Grossit ishin bërë “për shkak të shqetësimit apo ishin kërcënim”.

“Por, ata që bëjnë kërcënime të tilla duhet ta kuptojnë se përsëritja e përvojës së dështuar do të çojë vetëm në një dështim tjetër”, tha ai përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Jashtme iraniane.

Tensionet ndërmjet Iranit dhe IAEA-së u përshkallëzuan menjëherë pas luftës 12-ditore, me Teheranin që pezulloi bashkëpunimin me agjencinë duke e akuzuar atë për dështim të dënimit të sulmeve izraelite dhe amerikane.

Në shtator, Irani dhe agjencia e OKB-së arritën një kornizë të re bashkëpunimi, por vetëm disa javë më vonë Teherani e shpalli atë kornizë të pavlefshme, pasi Britania, Franca dhe Gjermania aktivizuan një mekanizëm për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së, që ishin hequr në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga kjo marrëveshje, SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme më 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.

Gjatë intervistës, Grossi tha se Irani që nga lufta ka vendosur “kufizime ndaj inspektimeve sepse ka frikë për sigurinë e tij” dhe lejon inspektime në ndërtesat bërthamore vetëm “në mënyrë të kufizuar.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Irani është i vetmi shtet pa armë bërthamore që pasuron uraniumin deri në 60 për qind pastërti, afër pragut prej 90 për qind sa kërkohet për krijimin e një bombe bërthamore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nëse do të ndërmerrte hapat e ardhshëm, Irani do të kishte mjaftueshëm material për rreth dhjetë bomba bërthamore”, tha Grossi.

“Megjithatë, ne nuk kemi asnjë provë që Teherani po përpiqet të ketë armë bërthamore”, shtoi ai./rel

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Detaje të takimit Trump-Rutte: Ndalimi i luftës në Ukainë, temë e diskutimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit
Next Article Kryeparlamentari Basha: Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë i Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?