By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-kreu i SNP-së dënohet me pesë vjet burg për përvetësim të fondeve të partisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ish-kreu i SNP-së dënohet me pesë vjet burg për përvetësim të fondeve të partisë
Bota

Ish-kreu i SNP-së dënohet me pesë vjet burg për përvetësim të fondeve të partisë

admin
Last updated: 23/06/2026 16:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Edinburg, 23 qershor, Zhurnal.mk – GIsh-shefi ekzekutiv i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Peter Murrell, u dënua sot me pesë vjet e tre muaj burg, pasi pranoi se kishte përvetësuar më shumë se 400 mijë paund, nga fondet e partisë për blerjen e makinave, një autokampingu dhe mallrave luksoze, raportoi “Reuters”.

Murrell, 61 vjeç, është bashkëshorti i ndarë i ish-kryeministres së Skocisë dhe ish-lideres së SNP-së, Nicola Sturgeon, e cila dha dorëheqjen papritur në vitin 2023, pak para se të arrestohej në kuadër të hetimeve mbi financat e partisë. Ajo u shpall e pafajshme në mars të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, Murrell pranoi fajësinë për përvetësimin e mbi 400,000 paundëve nga SNP-ja gjatë periudhës 2010–2023.

Sipas hetimeve, ai i përdori paratë për të blerë disa automjete, si dhe produkte nga marka luksoze dhe dyqane prestigjioze.

Duke shpallur vendimin në Gjykatën e Lartë të Edinburgut, gjyqtari Andrew Young tha se Murrell kishte shkelur rëndë besimin e anëtarëve dhe donatorëve të partisë.

“Ky ishte një krim i paramenduar mashtrimi. Dënimi duhet të shërbejë si paralajmërim për drejtuesit e organizatave të mëdha, që mund të tundohen të abuzojnë me pozitat e tyre”, deklaroi ai.

Hetimi policor që çoi në arrestimin e Sturgeon dhe më pas në dënimin e bashkëshortit të saj, ngriti pikëpyetje të sikletshme për SNP-në, partinë pro-pavarësisë që ka dominuar politikën skoceze, për gati dy dekada.

Pas pranimit të fajësisë nga Murrell, Sturgeon përsëriti se nuk kishte dijeni për përdorimin e fondeve të partisë për qëllime personale.

Autoritetet pritet të ndërmarrin procedura ligjore, për të rikuperuar paratë e përvetësuara, përmes legjislacionit që lejon konfiskimin e të ardhurave, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lideri i rajonit gjeorgjian, të mbështetur nga Rusia, jep dorëheqjen për t’u bërë këshilltar i Putinit
Next Article Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?