By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë
Kosovë

Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë

admin
Last updated: 12/06/2026 16:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Daan Everts, ish diplomati holandez dhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë në vitet e pasluftës, drejtoi kritika të ashpra ndaj Dhomave të Posaçme ku po gjykohen bashkë-themeluesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai tha se Gjykata Speciale “është një turp i drejtësisë” dhe se “themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara”

Everts, i cili ishte panelist në konferencën “Urat e kujtimeve” organizuar nga “Liria ka emër” dhe KIPRED.

“Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, nuk jemi më afër një marrëdhënieje të normalizuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër shumë faktorët që e pengojnë këtë është edhe e ashtuquajtura Dhomë e Specializuar e Kosovës, e cila po gjykon katër ish-udhëheqës të shquar të UÇK-së, të cilët më pas u bënë figura të rëndësishme politike në Kosovën e pasluftës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.”

Everts vazhdoi me ton të ashpër ndaj Gjykatës Speciale.

“Ky tribunal është një turp i drejtësisë. Themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara. Nëse këto procese përfundojnë me dënime, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe për perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe për praktikën e së drejtës penale ndërkombëtare.”/Dukagjini/

You Might Also Like

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Erdogan pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar

Kurti takon drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar: Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë

Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet

“Liria ka Emër” mban sot konferencë për media

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump ‘sulmon’ Iranin pasi kushtet e marrëveshjes u shfaqën në median shtetërore
Next Article Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?