By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ishte përfshirë në aksidentin në Novosellë të Pejës, Inspektorati arreston policin për ngasje në gjendje të dehur 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Ishte përfshirë në aksidentin në Novosellë të Pejës, Inspektorati arreston policin për ngasje në gjendje të dehur 
Kronika

Ishte përfshirë në aksidentin në Novosellë të Pejës, Inspektorati arreston policin për ngasje në gjendje të dehur 

admin
Last updated: 14/02/2024 14:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic pasi i njëjti dyshohet për ngasje të veturës në gjendje të dehur.

Rasti ka të bëjë me aksidentin që është shkaktuar ndërmjet dy automjeteve civile në Novosellë të Pejës, ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes dy automjeteve civile ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Novosellë të  Pejës (në afërsi të terminalit doganor)”, thuhet në njoftim.

Pas veprimeve hetimore dhe pas alkool testit me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga IPK është arrestuar i dyshuari  (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

You Might Also Like

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Përleshje masive me thika në Kërçovë: Arrestohen 9 persona

Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

Rrihet pastruesi i shkollës në Dobridoll

Gostivar: Arrestohen 4 persona për vozitje pa patentë shoferi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdogan viziton Egjiptin për herë të parë pas 12 vitesh
Next Article “Albin Kurti, shpresa e fundit” – mërgimtari nga Perani i Podujevës zbuloi shtatoren e kryeministrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?