By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit dhe prezantimit të platformës TIPS Clone në Romë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ismaili merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit dhe prezantimit të platformës TIPS Clone në Romë
Kosovë

Ismaili merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit dhe prezantimit të platformës TIPS Clone në Romë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), zAhmet Ismaili, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Dardan Fusha dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të prezantimit të platformës TIPS Clone, të organizuar nga Banka e Italisë në Romë.

Data e sotme shënon një moment të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës së pagesave në rajon, me funksionalizimin e platformës TIPS Clone në pesë vendet pjesëmarrëse.

Përmes një komunikate për media thuhet se për Kosovën, kjo përkon me fillimin e zbatimit gradual të Sistemit të Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K), përmes të cilit qytetarët dhe bizneset do të mund të realizojnë transferta të menjëhershme të mjeteve, në kohë reale, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit. Në kuadër të këtij procesi, BQK-ja ka nisur zbatimin e TIPS-K sipas planit të përcaktuar, ndërsa janë realizuar me sukses edhe transferet e para të menjëhershme.

Për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionalizimi i TIPS-K përfaqëson një nga zhvillimet e rëndësishme në procesin e modernizimit të sistemit të pagesave. Ky sistem pritet të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të transaksioneve, përmirësimin e qarkullimit të mjeteve financiare, mbështetjen e aktiviteteve ekonomike dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vlerëson bashkëpunimin me Bankën e Italisë, Bankën Qendrore Evropiane, Bankën Botërore dhe institucionet e tjera partnere, si dhe angazhimin e bankave komerciale dhe ekipeve profesionale që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Kosova blen gati 700 milionë euro mallra vetëm për një muaj, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro
Next Article Mucunski takohet me homologun grek në Athinë, diskutojnë integrimin në BE dhe Korridorin 10

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?