By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni
Bota

Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni

admin
Last updated: 29/01/2025 08:51
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria në Itali po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për rastin e lirimit të një drejtuesi të milicëve SDF nga Libia, i cili kërkohej në nivel ndërkombëtar.

Drejtësia italiane po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për shkak të lirimit të diskutueshëm të një të akuzuari si kriminel lufte nga Libia në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Ndërkohë procesi ka nisur. Prokurorët po hetojnë edhe kundër ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio, ministrit të Brendshëm Matteo, Piantedosi dhe sekretarit të Shtetit për Shërbimet Sekrete, Alfredo Mantovano. Meloni deklaroi, se nuk është e detyruar të japë dorëheqjen. Fakti që ndaj saj po hetohet, nuk do të thotë se ajo është fajtore, dhe as se detyrimisht do të pasojë një padi zyrtare. “Unë nuk lejoj të më bëjnë presion, nuk lejoj të më trembin, ndaj unë jam, le të themi, e pa padëshiruar për ata, që duan, që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, shkruan Meloni në Facebook.

Italia e ka lënë të lirë një të dyshuar për krime lufte dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare do të dijë, se përse Italia e ka lënë atë sërish të lirë. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon libianin për tortura dhe përdhunime. Fjala është për Osama Almasri Najeem, shef i policisë kriminale të Libisë dhe një ndër drejtuesit e burgut famëkeq të milicëve SDF të mbështetur nga qeveria në kryeqytetin Tripoli.

Trupa e milicëve, që vepron si një lloj policie ushtarake, akuzohet se gjatë luftës civile në Libi ka kryer një sërë mizorish. Urdhërarresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër Najeem bazohet në krime të kohëve të fundit dhe ndër të tjera me krime në burgjet e SDF. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon atë për krime çnjerëzore si vrasje, tortura dhe përdhunime të të burgosurve. Ky rast është mjaft delikat për qeverinë italiane. Më 19 janar, sipas një të dhëne nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, Najeem është arrestuar në Torino, por dy ditë më pas sërish është liruar dhe mënjehrë ka udhëtuar për në Tripoli, ku është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij.

Sipas disa njoftimeve në media për flurutimin e Najeem është përdorur një avion i shtetit italian. Si shtet që ka nënshkruar kontratën me Gjykatën Penale Ndërkombëtare Italia duhet t’i dorëzojë personat e dyshuar dhe në kërkim nga kjo gjykatë. Megjithatë qeveria në Romë mbështet truprojën bregdetare të Libisë, që të pengojë migrantët të nisen drejt Italisë. Një proces kundër Najeem në Gjykatën Penale Ndërkombëtare mund të hedhë dritë më shumë mbi atë, se çfarë ndodh në burgjet e SDF-së, ku mbahen edhe migrantë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut akuzojnë Italinë, se përmes marrëveshjeve me qeverinë në Tripoli është bashkëpërgjegjëse për keqtrajtimet në burgjet libiane.

Ministri i Brendshëm, Piantedosi javën e kaluar tha, se Gjykata e Apelit në Romë udhëzoi lirimin e Najeem, pasi arrestimi i tij u konsiderua jo konform procedurës. Sipas Ministrisë së Brendshme Najeem u lirua, sepse policia lokale nuk pati informuar menjëherë Ministrinë e Drejtësisë për arrestimin – gjë që është e parashikuar në procedurë. Më pas Piantedosi ishte shprehur për Najeem për një “rrezikshmëri sociale”.

Për arsye të sigurisë shtetërore ai ka lëshuar urdhërin e dëbimit. Ndërsa ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka deklaruar, se Gjykata Penale Ndërkombëtare “nuk është fjala e Zotit dhe as burimi i gjithë së vërtetës”. Edhe Italia është një vend sovran “dhe ne marrim vendimet tona”. Gjykata Penale Ndërkombëtare heton që prej luftës civile në Libi në vitin 2011 krimet e rënda në këtë vend. Sipas të dhënave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në valën e arrestimit që pritej i ishte kërkuar Italisë, që të vendoste kontak me gjykatën, në rast se do të kishte probleme me procesin e arrestimit, Por Najeem është liruar pa njoftuar ose konsultuar më parë Gjykatën Ndërkombëtare.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa në rrugë
Next Article Ushtarët kroatë të KFOR-it zhvilluan dje ushtrime qitjeje në Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?