By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh
Bota

Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

admin
Last updated: 09/07/2026 14:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Romë, 9 korrik Zhurnal.mk – Italia njoftoi sot dëbimin e dy agjentëve të shërbimeve sekrete ruse, të cilët ndodheshin në vend me status diplomatik.

Qeveria italiane e cilësoi rastin si një “ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme”, vetëm dy ditë pasi u arrestuan dy ish-agjentë italianë të zbulimit të dyshuar për bashkëpunim me Moskën.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, bëri të ditur në rrjetin X se qeveria ka vendosur të dëbojë dy atashe ushtarakë të Ambasadës së Federatës Ruse në Itali, pasi hetimet e Prokurorisë së Romës zbuluan përfshirjen e tyre në veprimtari spiunazhi.

Sipas Tajanit, Ministria e Jashtme i ka komunikuar ambasadorit rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Italia brenda tre ditësh.

Vendimi vjen pas arrestimit të dy ish-zyrtarëve italian të zbulimit, të cilët akuzohen se i kanë dorëzuar Rusisë informacione të ndjeshme, përfshirë të dhëna mbi ndihmën ushtarake që Italia dhe aleatët po i ofrojnë Ukrainës.

Sipas gazetave italiane “La Repubblica” dhe “Il Messaggero”, të paktën njëri prej agjentëve rusë kishte siguruar, në këmbim të parave, informacione mbi sistemin franko-italian të mbrojtjes ajrore SAMP/T, të cilin Ukraina pritet ta marrë këtë vit për testim, si edhe mbi raketat frankotaliane Aster, që tashmë janë dorëzuar në Kiev.

Raportimet shtojnë se interesi i agjentit rus shtrihej edhe te misioni i NATO-s në Bullgari dhe kompania italiane ”Avio”, e cila prodhon motorë për dronë dhe raketa supersonike.

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, njëri prej ish-agjentëve italianë të arrestuar dyshohet se i ka zbuluar kontaktit të tij rus identitetet e agjentëve të kundërzbulimit italian, të angazhuar në zbulimin dhe pengimin e aktiviteteve të inteligjencës ruse në Itali.

Avokati i ish-agjentit mohon kategorikisht akuzat për tradhti, duke deklaruar se klienti i tij, i cili pritet të merret  nesër në pyetje, ka mbledhur vetëm informacione të disponueshme publikisht.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e cilësoi këtë rast si “vetëm majën e ajsbergut”, duke akuzuar Rusinë se po zhvillon një “konflikt hibrid” kundër Italisë dhe vendeve të tjera perëndimore.

You Might Also Like

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u përcollën nga Visoko

Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani

Tajvani në gatishmëri, tajfuni më i fuqishëm që prej 30 vitesh drejt ishullit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara
Next Article Nis afati për konstituimin e Kuvendit, Kurti fton opozitën në takime
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?