By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Italia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një mandat të ri në FIFA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Italia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një mandat të ri në FIFA
Sport

Italia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një mandat të ri në FIFA

admin
Last updated: 26/08/2026 16:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen në mars të vitit 2027.

Vendimi i Italisë lidhet me disa prej iniciativave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.

Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF, ndërsa përpara Italisë, Infantinos i kishin tërhequr mbështetjen edhe gjashtë federata nordike: Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe, si dhe të Shqipërisë.

FIGC në linjë me UEFA-n

Në një deklaratë zyrtare, FIGC bëri të ditur se vendimi i saj është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Ceferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratë.

Federata italiane theksoi se me këtë vendim dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj lidhur me mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Malagò: Futbolli duhet të bazohet në solidaritet

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, tha se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritë sportive, solidaritet, qëndrueshmëri dhe rolin e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò.

Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

You Might Also Like

Drita kërkon kualifikimin në Andorrë, Nuhiu: Synimi ynë është të kalojmë tutje

Chelsea pritet të zgjidh problemin e madh, nis bisedimet për transferimin e portierit të klasit botëror

Liverpool hap bisedimet për transferimin e yllit të Crystal Palace

UEFA dënon rëndë Crvena Zvezdën, gjoba më e madhe për parullat “Kosova është Serbi”

Julian Alvarez mungon në stërvitjen e Atleticos, shton spekulimet për largimin e tij

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Next Article Klekovski: Përgatitëm një faqe të re të MSh-së dhe ISHP-së me të dhëna për ethet e Nilit Perëndimor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?