By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ITSHKSH prezanton veprimtarinë shkencore dhe botuese të vitit 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > ITSHKSH prezanton veprimtarinë shkencore dhe botuese të vitit 2024
Kulturë

ITSHKSH prezanton veprimtarinë shkencore dhe botuese të vitit 2024

admin
Last updated: 17/01/2025 11:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Sot në Instituti e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, u bë prezantimi i punës kërkimore-shkencore dhe botuese, ngjarje kjo që përkon me shënimin e dy përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare: 557-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, si dhe 43-vjetorin e vrasësjes së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Të pranishëm në këtë prezantim, përpos studiuesve dhe intelektualëve, ishin edhe përfaqësuesja e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, zonj. Elda Bakiu si dhe Dr. Teuta Shala, drejtoreshë e Institutit të Historidsë “Ali Hadri” nga Prishtina.

Drejtori i ITSHKSH-së, Prof. dr Skender Asani, tha se këtë prezantim kemi mundur ta bëjmë të shkëputur nga përvjetorët e sipërpërmendur, mirëpo ne kemi zgjedhur, tha ai, pikërisht këto dy ngjarje, për t’i inkorporuar në kujtesën dhe në vëmendjen tonë si studiues, por edhe si publik më i gjerë, sepse vetëm duke iu rikthyer të kaluarës së lavdishme, ne mund ta trasojmë të ardhmen më të sigurt dhe më të dinjitetshme.

“Dhe kur jemi te lavdia, një emër që nderoi jo vetëm kombin tonë, por edhe vlerat qytetëruese evropiane, ishte pa dyshim Gjergj Kastrioti Skenderbeu, figura e të cilit tani nuk na frymëzon për beteja ushtarake, por për beteja kulturore e civilizuese. Nëse Gjergj Kastrioti në mesjetë arriti të bashkojë principatat arbërore rreth një kauze çlirimtare, ne sot mbi atë kauzë mund të ndërtojmë një vizion të ri, duke u bërë bashkë rreth vlerave euro-atlantike, si udhërrëfim i përpjekjeve tona për një garë të shëndoshë në fushën e dijes, progresit dhe bashkëjetesës qytetare e fetare”, nënvizoi Asani, duke shtuar se ITSHKSH edhe vitin e kaluar, përmes një pune intensive kërkimore- shkencore, që si produkt final pati botimet me interes të posaçëm, konferencat shkencore si dhe një sërë manifestimesh kulturore-shkencore, u etablua fuqishëm në agorën e shkencave albanologjike dhe dijeve interdisiplinare. Për rrjedhojë, Instituti ynë, tha Asani, pikërisht në vitin paraprak u tregua një partner dinjitoz dhe kredibil në trekëndëshin Shkup-Prishtinë-Tiranë, duke sjellë madje edhe ide e nisma mjaft kreative, që u vlerësuan lart nga bota shkencore e akademike si nga vendi, ashtu edhe nga rajoni dhe më gjerë. Botimet tona u prezantuan në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe krahas kësaj, në katedrat universitare dhe tribunat e instituteve shkencore të Prishtinës dhe Tiranës, studiuesit tanë u prezantuan denjësisht nëpër konferenca e tubime tematike shkencore, theksoi Asani.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Dr. Teuta Shala, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” nga Prishtina, tha se sot është një moment i veçantë, ku gjej mundësinë të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimi me ITSHKSH- në, të cilin ajo epërgëzoi për punën kërkimore-shkencore dhe botuese përgjatë viti 2024.

Në emër të Ambasadës së Shqipërisë, foli diplomatja, zonj. Elda Bakiu, e cila shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me ITSHKSH-në, duke veçuar disa aktivitete të përbashkëta, siç ishte distribuimi i abetares së unifikuar, një kontribut ky që është konform kërkesave për një unifikim edhe më të madh të programeve shkollore në mbarë hapësirën shqiptare.

Për veprimtarinë kërkimore-shkencore të ITSHKSH-së, foli sekretari shkencor, Prof.dr. Sefer Tahiri, i cili në mënyrë telegrafike i përmendi aktivitet dhe ngjarjet që përshkuan vitin 2024, ndërkaq mbi veprimtarinë botuese të ITSHKSH-së , foli kryetari i Këshilllit të ITSHKSH-së, Prof.dr. Sevdail Demiri.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Xheneta përmend Gjestin: Nuk mora asnjë letër prej kur doli, mendoj që është kthyer tek ish e dashura e tij
Next Article Unioni panevropian: Maqedonia është e gatshme të fillojë negociatat, një qasje e njëanshme që i mohon të drejtën për gjuhën dhe identitetin e saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?