By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ivanov: RMV po bëhet nyje kyçe transporti, po punohet intensivisht në autostrada dhe rrugë ekspres
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ivanov: RMV po bëhet nyje kyçe transporti, po punohet intensivisht në autostrada dhe rrugë ekspres
Maqedoni

Ivanov: RMV po bëhet nyje kyçe transporti, po punohet intensivisht në autostrada dhe rrugë ekspres

admin
Last updated: 08/07/2026 12:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Me punë të përkushtuar nga Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE po realizohet vizioni strategjik që Maqedonia të shndërrohet në nyjen kryesore të transportit në Ballkan, theksoi sot Ivanov.

Sipas tij, aktualisht po zhvillohet një valë e madhe investimesh në infrastrukturën rrugore në gjithë vendin.

“Si kurrë më parë në historinë e re të shtetit po ndodh një bum i madh ndërtimor, si një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik. Po ndërtohen rrugë, autostrada, rrugë ekspres. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat tregojnë se për muajin prill kemi një nivel jashtëzakonisht të lartë të realizimit të projekteve kapitale, gati një të tretën më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.”

Ivanov thekson se ky progres është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm për tejkalimin e problemeve të trashëguara në terren.

“Ky bum ndërtimor është rezultat i dy viteve punë intensive, të përkushtuar dhe të mundimshme të Qeverisë për gjetjen e zgjidhjeve, për zgjidhjen e problemeve të trashëguara dhe aktuale, për investime që e zhvillojnë ekonominë dhe e përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.”

Sa i përket akseve konkrete rrugore, ai informoi për statusin e autostradave në vend:

“Po punohet intensivisht për përfundimin e pjesës së mbetur të autostradës Kërçovë–Ohër, nga e cila 37 kilometra tashmë janë lëshuar në përdorim dhe qytetarët i shfrytëzojnë. Muajin e ardhshëm fillon ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë, për të cilën tashmë janë siguruar mjetet, janë zgjedhur konsulenti dhe kontraktori. Kjo autostradë do ta lidhë Maqedoninë me Kosovën dhe me portet në Shqipëri dhe Mal të Zi.”

Ivanov u ndal edhe te projektet e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, duke theksuar kursimet buxhetore dhe progresin në eksproprijim.

“Ka progres serioz në punimet ndërtimore edhe në autostradat e Korridorit 8 dhe 10D. Me kontraktorin është arritur dinamikë e re për ndërtimin e autostradave Tetovë–Gostivar, Gostivar–Bukojçan dhe Prilep–Manastir. Janë përshpejtuar procedurat e eksproprijimit dhe mbi 2500 procedura janë zgjidhur, duke mbetur edhe një numër i vogël për t’u finalizuar. Është anuluar vendimi i qeverisë së mëparshme për ndërtimin e tunelit në trasenë Gostivar–Bukojçan, me ç’rast janë kursyer 252 milionë euro në buxhet, ndërsa në segmentin Prilep–Manastir pritet që nga viti i ardhshëm të qarkullohet në njërën korsi.”

Ai shtoi se po fillon përgatitja edhe për rrugë të reja ekspres, të cilat për vite me radhë kanë qenë të neglizhuara, ndërsa disa tashmë janë përfunduar plotësisht.

“Këtu janë edhe rrugët ekspres Koçan–Vincë–Dellçevë dhe Strumicë–Radovish, për të cilat kanë nisur përgatitjet për ndërtim. Këto janë projekte të premtuara për vite me radhë dhe deri më tani asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për realizimin e tyre. Kur flasim për rrugët ekspres, nuk duhet të harrojmë Gradsko–Farish dhe Stracin–Kriva Pallankë, pjesë e Korridorit 8, të cilat pas shumë viteve stagnim, Qeveria e VMRO‑DPMNE i përfundoi plotësisht dhe i lëshoi në përdorim.”

Ivanov përfundon se qëllimi final i këtyre ndërhyrjeve ekonomike dhe infrastrukturore është zhvillimi i barabartë i gjithë territorit.

“Po investohet dhe po ndërtohet në çdo pjesë të shtetit, po zhvillohemi infrastrukturor në çdo drejtim, me qëllimin final – realizimin e vizionit strategjik që Maqedonia të bëhet nyja kryesore e transportit në Ballkan.”

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Costa: Po ecim përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE
Next Article Ylber Ramadani transferohet te klubi i Superligës së Turqisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?