Shkup, 24 korrik – Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, për brenda një viti në qeveri ka arritur të thithë një buxhet rekord drejt realizimit të projekteve me interes të qytetarëve, e sidomos për vendbanimet shqiptare që rrallë herë më parë dikush e ka bërë të njëjtën. Me përvojën e tij politike, Mexhiti në çdo ndarje të mjeteve financiare për projekte që i ka planifikuar qeveria, ka arritur të marrë hisen që u takon shqiptarëve”, shkruan “Zhurnal.mk”.
829 projekte dhe 225 milionë euro investime nëpër komunat shqiptare!
Mexhiti ka njoftuar ditë më parë se është nënshkruam kontratë me komunat për të financuar 829 projekte të reja të cilat kapin vlerën rreth 15 miliardë denarë! Me këtë hap të madh po konkretizohet zotimi për zhvillim të barabartë, investime reale dhe bashkëpunim të ndershëm mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si pjesë aktive e këtij procesi, kontribuon me projekte në vlerë prej rreth 2.5 miliardë denarësh.
Të gjitha këto mjete do të shfrytëzohen për: Përmirësimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizime veç projekte për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin ekologjikç investime në infrastrukturën e gjelbër dhe zhvillim të qëndrueshëm planifikim hapësinor që reflekton nevojat reale të qytetarëve.
Në këtë formë, për herë të parë po vendosen themelet e një zhvillimi të drejtë për të gjithë, pa dallim komune, partie apo përkatësie.
20 milionë euro sheshin “Skenderbeu” në Shkup
Një nga projektet e para që u arrit të sigurohet nga Qeveria ishte vendimi për ndarjen e 20 milionë eurove për financimin e projektit për sheshin “Skenderbeu” në Shkup. Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të reja për parkim të shpërndara në dy nivele nëntokësore me një sipërfaqe totale prej më shumë se 13mijë m2. Gjithashtu do të sigurohen një numër i përshtatshëm vendesh parkimi për persona me nevoja të veçanta. Me përfundimin e këtij projekti, në metra katrore, Shkupi do ta ketë sheshin më të madh edhe se Tirana.
90 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve
Me një grant të ri prej 2 milionë euro nga BERZH dhe një kuadër të përgjithshëm investimi prej 90 milionë euro, ka filluar faza e dytë e projektit më të madh ndonjëherë për menaxhimin e mbetjeve në Maqedoninë e Veriut. Pas zbatimit të suksesshëm të fazës së parë në rajonet e Pollogut, Jugperëndimit dhe Pellagonisë, projekti hyn në një etapë të re, me fokus në rajonin e Vardarit dhe Juglindjes.
Kjo fazë e re përfshin: Ndërtimin e deponive sanitare sipas standardeve më të avancuaraç Krijimin e stacioneve moderne të transferimitç Automjete dhe mekanizëm efikas për mbledhjen dhe transportin e mbetjeveç Mbylljen dhe rehabilitimin e deponive joformale, që për vite me radhë kanë qenë plagë e hapur për mjedisin dhe shëndetin publik.
Ky është një model i ri i menaxhimit të mbetjeve, një qasje që sjell zgjidhje afatgjatë, të strukturuara dhe të barabarta për të gjithë rajonet. Investimi në menaxhimin e mbetjeve është investim në mjedis, në shëndet, dhe në të ardhmen evropiane të vendit.
6.74 milionë dollarë për natyrën, për të ardhmen tonë!
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-ja kanë vendosur një marrëveshje të re bashkëpunimi. Ky partneritet i ri synon rezultate konkrete: të ndalim shpyllëzimin, të rikuperojmë tokat e dëmtuara, të mbrojmë biodiversitetin dhe të rrisim rezistencën ndaj pasojave të klimës. Të gjitha këto do të mbështeten financiarisht përmes fazës së 8-të të projekteve të GEF, me një buxhet total prej 6.74 milionë dollarësh amerikanë: 1 milion $ për ndryshimet klimatike, 3 milion $ për biodiversitetin dhe 2.74 milion $ për degradimin e tokës.
Milione investime në Çair, Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Kërçovë, Strugë e shumë qytete tjera!
Është fakt i pamohueshëm se aktualisht po investohet aty ku ka pasur nevojë prej vitesh, në infrastrukturën jetike, pa të cilën nuk ka jetë të dinjitetshme për qytetarët.
Së fundmi u siguruan mjete prej 1 milionë euro për Sahat Kullën në Çair, ndërsa do të ndërtohet rrjet i ri ujësjellësi, kanalizim atmosferik dhe fekal. Punime që zgjidhin probleme të vjetra. Jetë më e dinjitetshme për mbi 2000 banorë. Ky projekt mbulon nëntë rrugë: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177.
Gjithashtu u ndanë 36 milionë denarë për Zhelinën, ku probleme që u lanë pas dore për vite, tani po zgjidhen me ritëm të shpejtë. Në Kapazhdoll fillon më në fund rregullimi i shtratit të lumit. Ky projekt përfshin pastrimin dhe sistemimin e shtratit të lumit, ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe rikonstruktimin e pjesëve të dëmtuara.
Në Merovë po ndërtohet ujësjellësi, ku do të sigurohet furnizimi i sigurt me ujë të pijshëm, një nevojë elementare që për vite u injorua. Ndërkohë, ka nisur edhe projektimi për stacionin e filtrimit të ujërave të zeza, një investim që tregon përkushtimin tonë për ambient të pastër dhe kushte më të mira jetese. Ky stacion do t’i shërbejë fshatrave Dëbërcë, Llërcë, Çiflik, Grupçin, Kapazhdoll, Novosellë dhe Rogle, një rrjet i tërë vendbanimesh që më në fund do të kenë zgjidhje për këtë çështje të rëndësishme.
Po ashtu, ka filluar edhe riparimi dhe servisimi i pompave për furnizim me ujë të pijshëm edhe për Zhelinën, një hap tjetër konkret për të siguruar që asnjë familje të mos përballet me mungesë uji.
Mbi 1.8 milion euro investime në Dizhon të Çairit për infrastrukturë moderne. U përmbyll me sukses asfaltimi i rrugës “Dizhon 17”, pjesë e projektit për investime infrastrukturore në këtë lagje.
Në Strugë nis një ndërhyrje vendimtare për shëndetin publik dhe cilësinë e jetës në qytet, ku ka filluar faza e parë të zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit me gypat e vjetër prej çimento-azbesti. Bëhet fjalë për një investim prej rreth 1.5 milion euro. Në këtë fazë përfshihen 6.2 kilometra rrjet, rruga kryesore dhe 13 degëzime të saj. Rindërtimi do të zgjasë 12 muaj dhe do të sjellë një ndryshim të prekshëm në infrastrukturën bazë të qytetit.
Në Kërçovë ka filluar implemetimi i projektit në vlerë totale prej 1 miliard denarësh ku ky qytet më në fund po bëhet me një sistem kolektori dhe impiant trajtimi modern, që do të përmirësojë kushtet e jetës për qytetarët.
Këto projekte janë të dukshme e të prekshme nga qytetarët, sepse ishin lënë në harresë nga qeveritë e kaluara. Rinia po largohet nga ky vend sepse nuk po ka ende projekte bazike të jetesës, ujë të pijshëm, rrugë të asfaltuara e kanalizime. Realizimi i këtyre projekteve dhe shumë të tjerave që janë në proces, do të thotë shpresë për rininë dhe për qytetarët që të jetojnë një jetë bashkëkohore, shkruan “Zhurnal.mk”.