Shkup, 31 gusht – Kreu i Lëvizjes Demokratike, njëherit zëvendëskryeministër i parë Shqiptare, si dhe kandidat për kryetar komune në Çair, z.Izet Mexhiti, i ka kthyer përgjigje të ashpër ndaj deklaratave të Bujar Osmanit.
Mexhiti thekson se procesi i vërtetë i reformimit të BDI-së do të ndodh vetëm kur figura të caktuara të lidhura me skandale dhe korrupsion të largohen përfundimisht nga strukturat e partisë.
Ai bëri edhe një krahasim të drejtpërdrejtë duke deklaruar se “BDI-ja do të jetë e reformuar vetëm kur Bujar Osmani të arratiset, sikur Artan Grubi”.
Mexhiti shtoi se Çairi, nuk ka nevojë për njerëz të lidhur me veprime të paligjshme dhe skandale, duke theksuar se çdo figurë që ka qenë e përfshirë në korrupsion ose aktivitete kriminale duhet të largohet nga skena politike për të ardhur një epokë e re drejtësie dhe pastrimi të partisë, transmeton Zhurnal.mk