By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi
Maqedoni

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

admin
Last updated: 02/09/2026 16:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator argument.mk/ – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Universitetit “Nënë Tereza”, me qëllim të promovimit të shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Mexhiti bëri të ditur se bashkëpunimi do të realizohet në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, përmes së cilës në shkollat e komunës do të organizohen ligjërata dhe aktivitete profesionale për nxënësit.

“Sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Universitetit ‘Nënë Tereza’, duke bashkuar dijen profesionale dhe përgjegjësinë institucionale rreth një prej gjërave më të rëndësishme, që është shëndeti dhe zhvillimi i fëmijëve tanë”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët do të mësojnë për rëndësinë e qëndrimit të drejtë, mënyrën e duhur të mbajtjes së çantës shkollore, si dhe rolin e aktivitetit fizik në zhvillimin e tyre.

“Duam që kujdesi të nisë para se të shfaqet problemi. Që fëmijët, krahas dijes që marrin në bankat shkollore, të mësojnë edhe si të kujdesen për veten dhe shëndetin e tyre gjatë rritjes. Sepse investimi më i mirë në shëndet është ai që bëhet në kohë”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas tij, ky bashkëpunim synon të forcojë edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe të krijojë një qasje më të hershme parandaluese në kujdesin ndaj shëndetit të tyre.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse
Next Article Incident në Spitalin Klinik të Tetovës: 24-vjeçari agresiv thyen xhamin dhe sulmon policin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?