By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti në takim me kongresmenin amerikan Pete Sessions: Jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e ShBA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti në takim me kongresmenin amerikan Pete Sessions: Jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e ShBA-së
Maqedoni

Izet Mexhiti në takim me kongresmenin amerikan Pete Sessions: Jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e ShBA-së

admin
Last updated: 05/02/2025 15:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt –  Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi një takim përmbajtësor dhe të rëndësishëm me kongresmenin amerikan Pete Sessions, anëtar i Partisë Republikane dhe Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, me fokus të veçantë në mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Zëvendëskryeministri i parë theksoi se mbështetja e ShBA-së ka qenë dhe mbetet thelbësore për zhvillimin demokratik dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Nga takimet dhe vizitat zyrtare paraprake, por edhe nga kjo e tanishmja, kam kuptuar se jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e ShBA-së. Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së do të intensifikohen në interes të qytetarëve dhe shoqërive tona respektive,” u shpreh Izet Mexhiti.

Ai shfrytëzoi rastin që në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut të shprehë mirënjohjen dhe falënderimin për mbështetjen e përhershme dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vendit tonë.

Ky takim është pjesë e angazhimeve të zëvendëskryeministrit të parë për forcimin e partneriteteve strategjike dhe avancimin e interesave të Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
Next Article Pritet miratimi i karakteristikave të fletës së votimit, detajet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?