Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga NISMA, ka deklaruar se koalicioni AAK-Nisma ka një planprogram për ndryshimin e vendit.
Sipas saj, ky planprogram u është shpërfaqur edhe njerëzve të cilët nëpër fushata e kanë përkrahur AAK-Nismën.
“Ne nëpër tubime ju kemi tregu njerëzve se rikthimi në politikë i njerëzve që kanë tregu edhe në të kaluarën që munen me ba diçka për këtë vend, qetu përpjekje përfshihen në krejt planprogramin tonë”, ka thënë Izmaku në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, Izmaku ka thënë se AAK-Nisma do të punojë fort për t’ia rikthyer imazhin që dikur e ka pasur Kosova.
“Ky lidership nuk mendon me marr një vote, por mendon me ba diçka për këtë vend sa i përket ekonomisë, zhvillimit të vendit dhe me rikthy imazhin e Kosovë që e kemi pasur pas shpalljes së pavarësisë”, ka thënë ajo.
