By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli lëshoi satelitin e ri spiun për mbikëqyrjen e rajonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli lëshoi satelitin e ri spiun për mbikëqyrjen e rajonit
Bota

Izraeli lëshoi satelitin e ri spiun për mbikëqyrjen e rajonit

admin
Last updated: 03/09/2025 11:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Agjencia Hapësinore e Izraelit realizoi me sukses lëshimin e satelitit më të ri vëzhgues-spiun Ofek-19, aftësitë e të cilit mbeten sekret shtetëror, ndërsa Izraeli pohon se ai është më i avancuari i gjeneratës së tij.

Një numër i madh i incizimeve kanë dokumentuar lëshimin e mbrëmshëm të satelitit, duke u raportuar fillimisht se bëhej fjalë për një raketë ndërprerëse e nisur nga baza ajrore Palmachim.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes dha shpejt një deklaratë duke sqaruar se gjurma në qiell ishte në fakt lëshuimi i suksesshëm i satelitit zbulues Ofek-19.

Satelitët spiun të gjeneratës Ofek janë zhvilluar që nga fundi i viteve ’80 si një hap i madh teknologjik i Izraelit për mbikëqyrjen e rajonit në kohë reale.

Këta satelitë përdoren për të skanuar dhe monitoruar terrenin me saktësi të lartë në kohë reale, që sipas burimeve izraelite arrin deri në kapjen e imazheve me rezolucion më të lartë se 10 centimetra nga toka.

Hedhja e fundit e një sateliti nga gjenerata Ofek ishte në mars të vitit 2023, kur u hodh në orbitë sateliti Ofek-13. Sipas disa burimeve, hedhja e Ofek-19 është përshpejtuar pas luftës 12-ditore me Iranin.

Zhvillimi dhe vendosja në orbitë e këtyre satelitëve spiun i siguron Izraelit një nivel të inteligjencës dhe ndërgjegjësimit strategjik që nuk e posedojnë shtetet e tjera në rajon, ndaj Agjencia Hapësinore Izraelite ka mjete të mëdha financiare për të avancuar aftësitë e saj.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: LSDM kërkon deklasifikim të menjëhershëm të dokumenteve nga rasti me ASK-në
Next Article Transferimi i Laporte te Athletic Bilbao dështoi për shkak të pakujdesisë saudite

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?