By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli nis valën e re të sulmeve ajrore në Liban- vritet koordinatori i sulmeve terroriste të Hezbollahut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli nis valën e re të sulmeve ajrore në Liban- vritet koordinatori i sulmeve terroriste të Hezbollahut
Bota

Izraeli nis valën e re të sulmeve ajrore në Liban- vritet koordinatori i sulmeve terroriste të Hezbollahut

admin
Last updated: 08/10/2024 08:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një komandant i Hezbollahut është vrarë në një sulm në Bejrut, ka pretenduar ushtria izraelite.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se Suhail Hussein Husseini ishte në krye të sektorit të grupit militant që mbikëqyr logjistikën, buxhetimin dhe menaxhimin e njësive të ndryshme të tij.

Ato pretendojnë se Husseini luajti një “rol vendimtar” në transferimet e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut dhe ishte përgjegjës për “shpërndarjen e armatimit të avancuar midis njësive të Hezbollahut”.

“Përveç kësaj, ai ishte anëtar i këshillit të Xhihadit, këshillit të lartë të udhëheqjes ushtarake të Hezbollahut”, tha IDF.

Ndër tjera, Husseini thuhet të ketë qenë përgjegjës për “buxhetin dhe menaxhimin logjistik të projekteve më të ndjeshme të Hezbollahut”, duke përfshirë “operacionet speciale, të tilla si koordinimi i sulmeve terroriste kundër shtetit të Izraelit nga Libani dhe Siria”.

Media shtetërore libaneze tha se sulmet goditën periferitë jugore të Bejrutit, pasi ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për banorët e zonës.

Ndryshe, Izraeli nisi një valë intensive sulmesh ajrore në Libanin jugor të hënën, me 100 aeroplanë që synonin rreth 120 objektiva.

Vala e sulmeve vjen pasi izraelitët shënuan përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit të vitit të kaluar nga Hamasi, shkas për një vit të përshkallëzimit të luftës në rajon.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksioni i Policisë në veri, armët e sekuestruara dhe deklarata e ministrit Sveçla
Next Article Parashikimi i motit në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?