By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ja me cilat probleme ballafaqohen afaristët e rinj në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ja me cilat probleme ballafaqohen afaristët e rinj në vend
Ekonomi

Ja me cilat probleme ballafaqohen afaristët e rinj në vend

admin
Last updated: 22/11/2024 18:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Mbështetja e pamjaftueshme nga shteti është arsyeja kryesore pse të rinjtë në Maqedoninë e Veriut e kanë të vështirë të vendosin për të filluar biznesin e tyre, edhe përkundër shembujve të suksesshëm, shkruan Alsat.

Kurse ata që ka vendosur të ndërmarrin hap të këtillë, thonë se përballen me numër të madh të pengesave në rrugën drejt suksesit.

“Ka vështirësi dhe ka pengesa sepse nuk di ku të drejtohesh, kur nuk di se cila është rruga që duhet të bësh për të arritur diku, ku dhe si të regjistrohesh. Do të thosha që shteti ka interesa të tjera për momentin që janë më të rëndësishme. Nuk mund të them se nuk ka ndihmë dhe mbështetje, por është e paktë për ne. Mungon zgjidhja sistematike dhe rrethana lehtësuese”, tha Marta Pejoska- pronare e një galerie me bizhuteri dhe filigran.

“Duhet më shumë mbështetje. Ka programe në Agjencinë e punësimit, në Fondin e inovacionit dhe zhvillimit, ku mund të aplikoni për grante, por mund të bëhet edhe më tepër. Sikur të kishte kredi që do të ishin shumë të volitshme për sipërmarrësit e rinj, më shumë grante, më shumë ndihmë, do të ishte mirë”, u shpreh Tome Ukoski – pronar i një kompanie të marketingut digjital.

Procedurat e gjata dhe komplekse administrative janë problem serioz.

“Gjëja më e panjohur për ta janë çështjet burokratike, si hapet një kompani, ku duhet të paraqiten. Ka shembuj që ngecin jo me muaj, por më shumë se një vit, besoj se këmbëngulja e të gjithëve nuk është në atë nivel, për të thënë se ia vlen të shtyhet procesi dy-tre vjet, për të arritur fazën fillestare dhe më pas të nisin biznes. Dhe kjo është sfidë shumë e madhe për ta”, theksoi Jovan Cvetkoski – kryetar i qendrës rinore, Ohër.

Ata mendojnë se është e nevojshme të rishikohen të gjitha normat që paguajnë bizneset e vogla dhe ato start-ap në baza mujore, por edhe të marrin subvencione të caktuara.

Si shembull pozitiv e tregojnë Estoninë, ku nga një vend me shpërnguljen më të madhe, tani është një vend ku, për shkak të masave të caktuara dhe rrethanave lehtësuese, të rinjtë kthehen dhe hapin bizneset e tyre.

Në Ohër u prezantuan rrëfime të suksesshme të biznesit, me qëllim që të frymëzohen të rinjtë që të fillojnë biznesin e tyre.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Levica mbron sjelljen e Apasievit dje në kuvend
Next Article U mbajt konferenca mes tri institucioneve në luftën kundër korrupsionit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?