By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jahjaga: Përparimi i grave nuk matet vetëm me përfaqësim, por me fuqinë për të ndikuar në vendimmarrje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Jahjaga: Përparimi i grave nuk matet vetëm me përfaqësim, por me fuqinë për të ndikuar në vendimmarrje
Kosovë

Jahjaga: Përparimi i grave nuk matet vetëm me përfaqësim, por me fuqinë për të ndikuar në vendimmarrje

admin
Last updated: 02/10/2026 10:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se përparimi i grave nuk duhet të matet vetëm me praninë e tyre në institucione, por edhe me ndikimin që kanë në vendimmarrje. Ajo ka theksuar se dekada e ardhshme kërkon kalimin nga përfaqësimi te ndikimi dhe nga zotimet te rezultatet, raporton Ekonomia Online.

Jahjaga i bëri këto deklarata në konferencën ndërkombëtare “Partneritet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”, ku foli për përparimin e arritur dhe sfidat në avancimin e rolit të grave.

“Në një moment të rëndësishëm, 14 vjet më parë, e sot kemi mundësinë që në atë kujtesë ta shndërrojmë në përgjegjësi, të njohim përparimin të reflektojmë mbi atë që mbetet e papërfunduar, ndërkohë që përcaktojmë ambiciet tona për dekadën që neve e kemi përpara. Në vitin 2012, parimet e Prishtinës artikuluan një vizion që sot duhet të jetë standard i qeverisjes demokratike, sepse pa pjesëmarrjen e plotë dhe lidershipin e grave nuk mund të ketë siguri gjithëpërfshirëse, drejtësi të plotë, zhvillim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjate”, tha ajo.

Ajo ka vlerësuar se, ndonëse gratë janë më të pranishme në institucione dhe fusha të ndryshme, ende mbetet e nevojshme që përfaqësimi i tyre të shndërrohet në ndikim konkret.

“Ndërsa 14 vjet më vonë, gratë janë më të pranishme në institucione, drejtësi, diplomaci, siguri, ekonomi dhe akademi. Por pikërisht ky progres duhet të na bëjë edhe më të kërkues ndaj të gjithë asaj se çfarë ne parashihemi në dekadën që shohim përpara nesh. Sepse përparimi nuk matet vetëm me praninë e grave; ai matet me fuqinë e tyre për të formësuar vendimet, përfaqësimi është i domosdoshëm, por nuk është qëllim në vete. Ndërsa barazia në ligj fiton kuptim vetëm kur përkthehet në barazi të mundësive, qasje në burime dhe mundësi reale, për të udhëhequr. Prandaj, dekada që kemi përpara kërkon një standard më të lartë, nga përfaqësimi tek ndikimi, nga qasja tek autoriteti, nga zotimet tek rezultatet. Dhe nga përfshirja në sistem tek aftësia për të transformuar atë. Ky është kuptimi i Konferencës sonë “Gratë që Transformojnë Sistemet””, tha ajo.

You Might Also Like

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulm me thikë në një hotel në Cyrih – plagoset një 24 vjeçar nga Kosova
Next Article Alarmante shifrat e duhanpirjes te të rinjtë, KADC kërkon forcim të masave parandaluese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?