By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Jam këtu që të mos mbetem rob i së kaluarës” – Ramadan Nishori rrëfen për herë të parë dhunimin gjatë luftës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Jam këtu që të mos mbetem rob i së kaluarës” – Ramadan Nishori rrëfen për herë të parë dhunimin gjatë luftës
Maqedoni

“Jam këtu që të mos mbetem rob i së kaluarës” – Ramadan Nishori rrëfen për herë të parë dhunimin gjatë luftës

admin
Last updated: 14/04/2025 12:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ramadan Nishori i njohur me nofkën “Dani” po rrëfen në mënyrë publike përjetimin e dhunimit seksual gjatë kohës së luftës në shtator të vitit 1998, si 22 vjeçar.

Ai ka treguar në detaje dhunimin që ka përjetuar nga dy policë serb, të veshur në uniformë, në stacionin policor të Drenasit më 27 shtator.

“Dy policë me uniforma më kanë kap, më kanë zvarritur dhe më kanë futur në një tualet. Aty ka ndodhur më e keqja që mund t’i ndodh një njeriu. Kurrë nuk do të mund ta mendoja që do të më ndodhte mua. Njëri më dhunoi. Duke u përgatitur i dyti për dhunë, nga britmat e mia ai shqiptari që ishte aty afër, i ka rënë derës ka hyrë brenda dhe më ka nxjerrë jashtë”, rrëfen ai, duke treguar se si një përkthyes shqiptar e nxori nga vendi i dhunimit.

“Më kanë vendosur pastaj në zyrën ku na merrnin në pyetje, por atë ditë më s’më morën në pyetje. Policët civil nisën të më kërcënojnë, ‘këtë çfarë të ka ndodhur ty, nuk guxon t’ia tregosh askujt”, ka treguar detajisht Nishori.

“Për mua në atë kohë, vdekja ishte paqe”, tha ai.

“Jam këtu që të mos mbetem rob i së kaluarës”, ka potencuar Nishori.

Ai ka thënë se ka qëndruar 3 muaj në burgun e Prishtinës, për të pasuar me përjetime të maltretimeve edhe në burgun e Lipjanit. Nishori i ka mbijetuar edhe masakrës në burgun e Dubravës.

“Nuk dua njerëzit të më shohin me keqardhje, por me respekt si një njeri që ka luftuar”

“Unë sot dua që njerëzit të më shohin si një njeri që kam kaluar nëpër shumë gjëra, jam munduar shumë. Por nuk jam thyer kurrë. Nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje për dhunën që kam përjetuar, por me respekt si një njeri që ka luftuar shumë për të mbijetuar”, ka thënë ai.

“Pasi u martova i thashë vetes ‘do ta lë të kaluarën prapa dhe të filloj një jetë të re’. Por kjo ishte e pamundur sepse çdo natë më kujtohej ajo çfarë ka ndodhur. Jetoja me frikë se mos po e dallonte ndokush rastin që më kishte ndodhur. Pas një viti me bashkëshorten dhe vajzën e vogël, Fluturën, me qera në Fushë Kosovë u ndjeva pak më i lirë por prapë isha i mbyllur në burgun përbrenda. Boll mundohesha t’i thosha vetes që ka qenë luftë, por prapë e pamundur”, ka thënë Nishori, për përjetimet pas dhunimit.

Burri i mbijetuar i dhunës seksuale rrëfehet publikisht për herë të parë

Për nder të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës, një burrë për herë të parë në mënyrë historike, ka bërë publike rrëfimin e tij si i mbijetuar i dhunës seksuale.

Ai ka shpalosur rrëfimin e tij në organizimin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, duke u bërë burri i parë që del në mënyrë publike me ngjarjen që ia kanë shkaktuar forcat serbe.

“Kur themi ‘zëri im është forca ime’ ne po e njohim dhe vlerësojmë guximin për të folur. Poashtu po i japim zë të gjithë atyre që nuk kanë mundur të flasin. Ky nuk është një hap veç i një të mbijetuari, por hap përpara për gjithë shoqërinë tonë drejt dhembshurisë, drejtësisë dhe daljes së të vërtetës në pah”, ka thënë Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së.

Rushiti ka thënë se pas 26 vjetëve mund të përpjekjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale, tashmë pas 22 vjetëve është një rast i konfirmuar nga Gjykata Supreme, mbi 10 aktakuza të ngritura, ndërkaq fëmijët e të mbijetuarve marrin shërbime ndihmuese.

Rrugën e tij të publikimit të rrëfimit të dhunimit e ka nisur për herë të parë Vasfije Krasniqi – Goodman, për t’u shoqëruar më vonë edhe nga Shyhrete Tahiri – Sulejmani./rtk/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sondazhet e nxjerrin para Orbanit – udhëheqësi i opozitës hungareze mban një tubim masiv në Budapest
Next Article Agjencia e Sigurisë Kombëtare për herë të parë shpalli konkurs publik për punësim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?