By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Angazhohemi për mësim në një turn në të gjitha shkollat sepse përmirëson ndjeshëm njohuritë e nxënësve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Angazhohemi për mësim në një turn në të gjitha shkollat sepse përmirëson ndjeshëm njohuritë e nxënësve
Maqedoni

Janevska: Angazhohemi për mësim në një turn në të gjitha shkollat sepse përmirëson ndjeshëm njohuritë e nxënësve

admin
Last updated: 12/05/2025 13:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj  – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, sot vizituan objektin rajonal të Shkollës Fillore “Vanço Përke” në vendbanimin Novo Sellë, ku pushteti lokal me mbështetjen e Ministrisë po investon në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe futjen e qëndrimeve të zgjatura.

“Investimi do t’i përgjigjet kërkesës së prindërve të nxënësve nga ky vendbanim, por do të realizojë edhe iniciativën e Qeverisë për futjen e mësimit me turne, përfitimet e së cilës i kam përmendur shumë herë më parë. Para së gjithash, do t’i mbajmë fëmijët më gjatë në shkollë, duke qenë se ata kanë 900 orë më pak në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre evropianë, ata do të shoqërohen më shumë dhe do të përmirësojnë ndjeshëm njohuritë e tyre. Puna me një turn zgjidhet edhe sfidën me tepricën e mësimdhënësve, të cilët mbeten të punojnë me nxënës përmes aktiviteteve shtesë” theksoi Janevska.

Ministrja gjithashtu theksoi se përfitim i rëndësishëm i funksionimit me një turn është ulja e kostove të funksionimit të objekteve shkollore ndërsa mjetet e kursyera do të mund të alokohen për qëllime të tjera të dobishme. Në këtë, siç potencoi Janevska, duhet të kontribuojnë edhe udhëheqësitë e shkollave, në vend që të keqpërdorin resurset, duke theksuar rastin e drejtorit të shkollës në Strumicë, i cili kishte lejuar organizimin e mbledhjeve partiake nëpër klasa në orët e vona, duke menduar se do të kalojë pa u vënë re.

Ajo gjithashtu informoi se 150 shkolla në vend kanë mësim me një turn dhe synohet që të gjitha të bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse shkollat janë nën juridiksionin e komunave, ato në të ardhmen do të kenë mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

“Në vend janë ende 245 shkolla me mësim në dy turne dhe aktualisht jemi duke analizuar kushtet për të parë më saktë se me ç’farë investimesh mund të krijojmë kushte për mësim me një turn. Në disa vende duhet të ndërtohen klasa të reja, diku hapësirat vetëm do të mund të përshtaten ndërsa në disa vende, duhet të ndërtohen objekte krejtësisht të reja. Përmbledhur sipas llogaritjeve të përafërta, na duhen rreth 300 klasa të reja”, theksoi Janevska.

Për të realizuar procesin, theksoi se nevojiten mjete dhe kohë, por shprehu besimin se në disa vite kalendarike qëllimi do të realizohet.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestohet një tetovar, ka drejtuar automjetin me 2,16 promilë alkool në gjak
Next Article Maqedonia 2025: Digjitalizimi kyç për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, administratë më efikase shtetërore dhe shërbime më të mira publike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?