Shkup, 9 qershor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, zëvendësambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Nikoll Varns dhe zëvendësshefi i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, major Daniell Silver, sot do të vizitojnë shkollën fillore të rikonstruuar “Goce Dellçev” në fshatin Piravë, Vallandovë.
Ashtu siç informojnë nga MASH, ky është një investim me vlerë prej 322.600 dollarë, të cilin e siguron pala amerikane.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komuna e Vallandovës siguruan dokumentacionin dhe mbikëqyrjen e nevojshme të ndërtimit.