By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, mësoni dhe mos e zgjidhni dhunën si zgjidhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, mësoni dhe mos e zgjidhni dhunën si zgjidhje
Maqedoni

Janevska: Fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, mësoni dhe mos e zgjidhni dhunën si zgjidhje

admin
Last updated: 01/09/2026 12:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Në ditën e parë të vitit shkollor 2026/2027, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, vizitoi shkollën fillore “Kiro Gligorov” në Shkup, prej ku u uroi fillim të mbarë dhe shumë suksese të gjithë nxënësve, prindërve, mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në vend.

“Mësoni, sepse dija është forca më e madhe që mund të fitoni. Këtë pasuri askush nuk mund t’jua marrë, ndërsa me të mund të bëni shumë gjëra të mira. Mund t’i realizoni dëshirat tuaja dhe të arrini në vendet për të cilat ëndërroni, ndërsa gjithçka që duhet të bëni është të besoni në veten tuaj dhe të mësoni çdo ditë”, tha ministrja.

Ajo u kërkoi nxënësve që asnjëherë të mos e zgjedhin dhunën si zgjidhje.
“Zgjidhni të jeni miq me fëmijët e tjerë. Mos i tallni dhe ndihmojini. Fyerjet, fjalët ofenduese dhe dhuna nuk nënkuptojnë se jeni të fortë. Përkundrazi. Ato janë shenjë dobësie. Nëse dikush është ndryshe nga ju, kjo nuk do të thotë se duhet ta përqeshni apo ta largoni”, theksoi Janevska.

Duke iu drejtuar prindërve, ajo apeloi që t’u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve të tyre. “Kur mësuesit dhe familja punojnë së bashku për ndërtimin e nxënësve empatikë, atëherë mund të krijojmë mjedise shkollore ku të gjithë ndihen të sigurt dhe të pranuar. Prindërit janë aleatët tanë më të rëndësishëm në përpjekjet për të ndërtuar breza të rinjsh që kanë njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për jetën dhe punën në kohën e re. Gjëja më e çmuar që fëmijët mund të marrin nga prindërit është dashuria dhe vëmendja e tyre. Kur shtëpia është e qetë dhe e mbushur me ngrohtësi, fëmijët vijnë pa brenga në shkollë, të gatshëm për të përvetësuar gjithnjë e më shumë njohuri. Vetëm kështu mundemi së bashku, mësuesit dhe prindërit, t’u përcjellim fëmijëve vlera të vërteta”, shtoi Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe “Makedonski Telekom” gjatë vitit shkollor do të realizojnë një fushatë për ndërtimin e një mjedisi pozitiv shkollor dhe unitetit ndërmjet të rinjve, të orientuar kundër dhunës mes bashkëmoshatarëve. Fushatën, para fillimit të orës së parë mësimore, e paralajmëruan ministrja Janevska dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv I operatorit të telekomunikacionit, Goran Markoviq.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Në Shkollën e Mesme të Policisë do të ketë paralele në gjuhën shqipe nëse plotësohen kushtet
Next Article Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?