By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Më 1 shtator tekste ose materiale mësimore do të ketë për të gjitha lëndët në arsimin fillor, me përjashtim të gjuhëve të huaja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Më 1 shtator tekste ose materiale mësimore do të ketë për të gjitha lëndët në arsimin fillor, me përjashtim të gjuhëve të huaja
Maqedoni

Janevska: Më 1 shtator tekste ose materiale mësimore do të ketë për të gjitha lëndët në arsimin fillor, me përjashtim të gjuhëve të huaja

admin
Last updated: 13/08/2024 14:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Përveç teksteve shkollore  të gjuhëve të huaja, të cilat nuk janë në dispozicion tanimë prej disa vitesh dhe për të cilët tenderi i fundit i realizuar nga udhëheqësia e mëparshëm është në proces ankimimi, nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat ​​fillore më 1 shtator do të kenë tekstet shkollore apo materialet mësimore për të gjitha lëndët e tjera.

Kështu theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në programin e mëngjesit në TV Kanal 5 , ku foli për fokusin aktual të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por edhe për prioritetet ndaj  të cilave do të orientohet puna në periudhën në vazhdim.

“Një pjesë e teksteve shkollore tashmë janë shpërndarë, disa janë në shtypje dhe sipas marrëveshjes me shtypshkronjën duhet të jenë në shkolla më 1 shtator. Fatkeqësisht, kemi gjetur edhe lëndë për të cilat nuk ka tekste shkollore, ndonëse qeveria e mëparshme ka njoftuar opinionin se ato janë siguruar. I vura në dukje gjuhët e huaja, por edhe lëndët për gjuhën dhe kulturën e bashkësive për të cilat, kryesisht për shkak të cilësisë së dobët të teksteve shkollore të propozuara, të njëjtat nuk janë miratuar. Por ne kemi bërë përpjekje për të siguruar materiale në formë digjitale  të cilat do të mund ti shfrytëzojnë nxënësit ”, theksoi  Janevska.

Ajo shtoi se po punohet për kthimin e historisë si lëndë e veçantë në arsimin maqedonas, sepse, sipas mendimit të opinionit ekspert vendas dhe atij ndërkombëtar, historia është lëndë kombëtare me rëndësi të veçantë. Siç tha ajo, në orët e historisë mësohen fakte për ngjarje dhe personalitete, mirëpo lënda ngjall edhe atdhedashuri dhe besnikëri ndaj vendit të tyre dhe prandaj duhet kushtuar vëmendje më të madhe  dhe të veçantë sistemit arsimor.

Ministrja informoi se me Ministrinë e Kulturës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit është diskutuar për mundësitë e mbështetjes së serialeve të animuar vendas, filmave dhe emisioneve edukative të përshtatshme për moshën e nxënësve, si dhe librave me figura dhe librave për personalitete  të suksesshëm, për lokalitete gjeografike dhe të ngjashme, të cilat do të mund të jenë pjesë e procesit formal edukativo – arsimor në Maqedoni.

Janevska foli edhe për arsimin parashkollor, i cili duhet të kalojë  nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke theksuar se Qeveria po bën përpjekje serioze për të siguruar kushte që sa më shumë fëmijë të përfshihen në kopshte dhe të përvetësojnë njohuri të cilët janë parapërgatitje  para përfshirjes në arsimin shkollor.

“Duhet  kohë dhe mjete që kushtet të përmirësohen ndjeshëm. Shikoni objekte të reja që po ndërtohen . Komunat marrin shuma të mëdha parash dhe pres që me një pjesë të tyre të parashikojnë edhe ndërtimin e kopshteve të reja”, shtoi ministrja.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MD: Përfundon procesi i hartimit të kodifikimit të legjislacionit civil
Next Article BNJVL me mbështetje për ndryshimet e propozuara në Ligjin për planifikim urbanistik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?