By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë
Maqedoni

Janevska: Në ditët e nxehta shkollat duhet të respektojnë protokollet, orët shkurtohen vetëm në fazën e verdhë

admin
Last updated: 02/09/2026 14:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – "Mësimi në ditët e nxehta duhet të organizohet në përputhje me protokollin për veprim në rast të temperaturave shumë të larta. Protokollet janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe u janë dorëzuar të gjitha shkollave", deklaroi ministrja Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse orët mësimore do të shkurtohen për nxënësit gjatë ditëve me temperatura shumë të larta.

Ajo theksoi se ndryshimeve klimatike nuk mund t’u shpëtojmë dhe se temperaturat e larta janë një sfidë për fëmijët në Evropë dhe në mbarë botën.

“Por kjo nuk do të thotë se fëmijët tanë nuk duhet të mësojnë. Ajo që duhet bërë është respektimi i protokolleve. Drejtuesit e shkollave dhe mësuesit duhet t’i përshtatin aktivitetet me kushtet. Nëse është nxehtë, nuk do të zhvillojnë edukatë fizike, por do të kenë pushim, art figurativ, muzikë apo aktivitete të tjera”, tha Janevska.

Sipas saj, protokollet përcaktojnë edhe kur duhet të hapen dhe mbyllen dritaret, si dhe cilat aktivitete duhet të zhvillojnë nxënësit në kushte të temperaturave të larta.

Lidhur me mundësinë e pajisjes së shkollave me kondicionerë, Janevska tha se ato do të sigurohen kur shteti të ketë mundësi t’i pajisë të gjitha shkollat.

“Po veprojmë sipas prioriteteve dhe po bëjmë shumë. Besoj se në një periudhë të afërt nuk do të përballemi me një sfidë të tillë”, shtoi ajo.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Levica: Për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
Next Article Editorial / Pse tani është aktivizuar Gjorgjievski me deklarata që i shkojnë në favor bullgarëve?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?