By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Notë të dobët për arsimin në Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Notë të dobët për arsimin në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Janevska: Notë të dobët për arsimin në Maqedoninë e Veriut

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 11:33
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor – Arsimi në Maqeedoni meriton notë njësh. Në Universitetin e Tetovës është konstatuar zgjedhje e paligjshme e dy profesorëve, ndërsa parregullsi ka edhe në “Apostol Pavle” në Strugë, thotë ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

“Gjendja ishte vërtet shumë e keqe dhe një njësh do të ishte notë e përshtatshme nëse duhet të vlerësohej. Ne u gjendëm me borxhe të mëdha, të cilat ende po i shlyejmë dhe ende nuk mund t’i përballojmë, edhe pse kanë kaluar gati katër muaj. Por përveç kësaj, kemi gjetur situata të pazgjidhura dhe të shtresuara prej vitesh. Mungesa e teksteve, papërgatitja për 1 shtator, bursa të papaguara, do të thotë standardi studentor i lënë pas dore, standardi studentor plotësisht i neglizhuar, projektet kanë filluar dhe janë ndalur për një periudhë më të gjatë pa arsye…”, thotë Janevska.

Ajo thekson se ende nuk kanë përfunduar inspektimet në universitete dhe institucionet e arsimit të lartë dhe thotë se parregullsitë njëra pas tjetrës po konstatohen vazhdimisht.

Si shembull ajo përmend zgjedhjen e paligjshme të dy profesorëve në Universitetin e Tetovës dhe shton:

“Këto janë sërish procese të vazhdueshme që janë ende në fazën e analizës sepse Ligji për Inspektim Arsimor parasheh edhe udhëzime të caktuara se si të punohet. Për disa lëshime thuhet se duhet të hiqen brenda një afati të caktuar, pastaj Inspektorati Shtetëror Arsimor shkon të kontrollojë nëse janë hequr apo jo. Bën përsëri kontrollin, nëse hiqen, pason një raport i ri. Nëse nuk hiqen do të pasojnë disa penalitete dhe aktualisht në dy raste kemi të ashtuquajturat zgjidhje kur universiteti duhet të paguajë gjobë”,shton Janevska.

Kujtojmë se ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në fillim të muajit tetor ka konfirmuar konstatimet për parregullsitë në Universitetin e Tetovës të cilat bazohen në raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Nga Universiteti i Tetovës për Portalb.mk thanë se sipas Zyrës për Çështje Juridike, Këshilli Mësimor – Shkencor i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara-UT, ka vepruar në bazë të vërejtjeve të Inspektoratit. Për rrjedhojë, Merita Mustafit ia ka anuluar thirrjen dhe ka filluar procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Universitetin e Tetovës”.

Ndryshe, raporti i KE-së vlerësoi se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e arsimit dhe se është bërë përparim i kufizuar.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miteva: Situata në të cilën jemi është për shkak të mospërmbushjes së premtimeve nga pushteti i kaluar
Next Article Shaqir Fetahu “besimtari” që frikësohet të lëviz i lirë, çfarë ka bërë që e shoqërojnë tre truproje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?