Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa, është vënë në qendër të vëmendjes për një moment heroik gjatë fundjavës, kur ai u pa duke vrapuar drejt një aksidenti të rëndë me motor për të ndihmuar një të lënduar, ndërsa po udhëtonte me djalin e tij adoleshent, Nakoa-Wolf, drejt festivalit të Harley Davidson në Milwaukee.
Në pamjet e siguruara nga DailyMail, 45-vjeçari qëndron pranë skenës së incidentit, ku një minivan lëshonte tym dhe kalimtarët përpiqeshin të shmangnin përfshirjen në flakë.
Ndërsa një kalimtar i bënte masazh kardiak motoçiklistit të pavetëdijshëm, Momoa shihte me shqetësim dhe vëmendje situatën.
Sipas TMZ, i lënduari u dërgua më pas në spital. Ky akt ndihme vjen pak para performancës së Momoas me grupin e tij muzikor, ÖOF TATATÁ, në skenën e festivalit, ku ai ngjiti dhe të birin për të interpretuar këngën “For Whom the Bell Tolls” të Metallica-s.
Pas koncertit, Momoa shprehu dashurinë e tij për qytetin dhe markën Harley Davidson, me të cilën ka bashkëpunuar prej shumë vitesh. “Përveç fëmijëve të mi dhe zonjës sime, gjëja ime e preferuar është të hipi në një motor dhe të udhëtoj”, tha ai për publikun entuziast në Milwaukee.
Ndërkohë, karriera e djalit të tij, Nakoa-Wolf, sapo ka nisur të marrë hov. Ai do të debutojë në ekranin e madh në “Dune 3” si Leto II, biri i personazheve të interpretuar nga Timothe Chalamet dhe Zendaya.
Në film do të luajë përkrah Ida Brooke, që do të interpretojë motrën e tij, Ghanima. Vetë Momoa do të rikthehet në rolin e Duncan Idaho, një personazh që u ringjall si klon në vazhdimin e sagës.
Jason Momoa, baba i dy fëmijëve me ish-bashkëshorten Lisa Bonet, do të rikthehet gjithashtu në ekran me serialin historik “Chief of War”, që do të transmetohet në AppleTV+ duke nisur nga 1 gushti.
Ai interpreton një komandant legjendar havaian që përpiqet të bashkojë ishujt përballë kërcënimit të kolonizimit.