By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Java e ardhshme sjell ndryshim të motit në Kosovë, ja çfarë pritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Java e ardhshme sjell ndryshim të motit në Kosovë, ja çfarë pritet
Kosovë

Java e ardhshme sjell ndryshim të motit në Kosovë, ja çfarë pritet

admin
Last updated: 06/07/2026 09:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Sipas parashikimit, temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta. Mundësi për riga lokale shiu parashihen të hënën dhe të martën, kryesisht në zona të izoluara, ndërsa në pjesën tjetër të javës moti pritet të mbetet i favorshëm.Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të cilat vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 30 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.Edhe të martën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, sidomos pasdite, vranësirat mund të sjellin riga të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.Nga e mërkura deri të premten moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm. Të mërkurën pritet mot pjesërisht i vranët me temperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius, ndërsa të enjten dhe të premten do të dominojë moti me diell dhe vranësira kalimtare, me temperatura maksimale që do të lëvizin ndërmjet 24 dhe 29 gradë.
Në qytetet kryesore të vendit, temperaturat më të larta të hënën pritet të regjistrohen në Prizren, Gjakovë, Istog dhe Junik, ku termometri do të arrijë deri në 30 gradë Celsius. Në Prishtinëmaksimalja pritet të jetë 28 gradë, ndërsa në Dragash 26 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, IHMK vlerëson se ato do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Megjithatë, reshjet e lehta lokale nuk pritet të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve, prandaj rekomandohet vazhdimi i ujitjes, veçanërisht në kulturat perimore dhe në tokat me kapacitet më të ulët për mbajtjen e lagështisë.

You Might Also Like

Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave

“Liria ka Emër” thërret Marshin për Liri: Ftohen edhe liderët politikë

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat
Next Article Magnezi, një mineral pa të cilin organizmi nuk mundet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?