By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Javën e ardhshme mbyllet një plagë historike, VLEN bën me ligj atë që BDI s’e bëri për 22 vjet!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Javën e ardhshme mbyllet një plagë historike, VLEN bën me ligj atë që BDI s’e bëri për 22 vjet!
MaqedoniTOP LAJM

Javën e ardhshme mbyllet një plagë historike, VLEN bën me ligj atë që BDI s’e bëri për 22 vjet!

Redaksia
Last updated: 22/06/2025 10:33
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Për afër tri dekada shqiptarët në këtë shtet ishin të nënpërfaqësuar, të shtypur dhe të anashkaluar me vetëdije nga institucionet që kishin për detyrë t’u shërbenin të gjithëve barabartë. Për 30 vjet, diskriminimi institucional u bë sistem, ndërsa zëri i shqiptarëve u dëgjua vetëm si numër votash, jo si forcë që meriton vendin që i takon!

Por koha e padrejtësisë po përmbyllet! Gjatë javës që po vjen, historia do të shkruhet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. VLEN, me guxim dhe përgjegjësi, po e përmbyll një nga pikat më thelbësore të Marrëveshjes së Ohrit, do të kalon në seancë qeveritare Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në administratën shtetërore dhe publike.

Kjo nuk është një akt politik, është një akt drejtësie. Nuk është show elektoral, është korrigjim historik. Ky ligj, i mbështetur në Amendamentin VI të Kushtetutës, e bën përfaqësimin adekuat obligim ligjor dhe institucional, jo më dëshirë personale apo numërim i rremë nga partitë që gënjyen një popull të tërë.

Institucionet do të detyrohen të sigurojnë përfaqësim të drejtë, pa diskriminim, duke respektuar kompetencën, integritetin, transparencën dhe gjithëpërfshirjen.

Ajo që BDI-ja nuk e bëri për 22 vjet me pushtet të pakufishëm, VLEN e realizon në muajt e parë të qeverisjes. Ata e shitën Marrëveshjen e Ohrit, ne po e zbatojmë me ligj! Me këtë vendim, VLEN e kthen barazinë në themel të shtetit dhe e çon shqiptarët atje ku gjithmonë kanë merituar të jenë, në qendër të institucioneve, jo në periferi të statistikave.

Me këtë vendim historik, VLEN nuk po bën thjesht një reformë, por po rikthen dinjitetin e shqiptarëve.

Shqiptarët nuk janë dekor në këtë shtet, janë bërthama e tij! Janë themeli mbi të cilin u ndërtua bashkëjetesa!

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski në lëshimin në përdorim të rrugës rajonale të rikonstruktuar Ponov most – Bogdanc
Next Article Përfundoi panairi i parë BE-MK për zhvillim të qëndrueshëm lokal

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?