By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jeta me makthin e Titanikut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Jeta me makthin e Titanikut
Kulturë

Jeta me makthin e Titanikut

admin
Last updated: 16/04/2024 14:03
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Nga: Greg McKevitt / BBC (titulli origjinal: Titanic survivor recalls disaster: ‘I shall probably dream about it tonight’)
Përkthimi: Telegrafi.com

Frank Prentice (1889-1982) ishte 23 vjeç kur i mbijetoi fundosjes së Titanikut [anijes gjigante dhe luksoze Titanic]. Kur 67 vjet më vonë u intervistua nga BBC-ja, ishte e qartë se ende ishte i përhumbur nga ajo natë e tmerrshme. Më shumë se 1 500 njerëz vdiqën kur Titaniku goditi një ajsberg në Oqeanin Atlantik – më 14 prill 1912, gjë që shkaktoi fundosjen e anijes.

Z. Prentice punonte si ndihmës i administratorit, duke u kujdesur për paratë dhe furnizimet në bordin e anijes – në udhëtimin e saj të parë. Teksa rijetonte ngjarjet e asaj nate – në serinë e dokumentarëve të BBC-së të vitit 1979, The Great Liners – kujtoi momentin kur për herë të parë mendoi se diçka mund të mos ishte në rregull.

“Nuk ka asnjë përplasje si kjo”, tha ai. “Ishte tamam si të bllokoje frenat në makinë dhe kjo ishte ajo – ndaloi. Kishim një vrimë të hapur dhe shikova nga jashtë dhe qielli ishte i pastër – yjet shkëlqenin, deti ishte i qetë dhe thash se ‘nuk po kuptoj’”.

Kur z. Prentice doli nga kabina e vet për të shkuar në kuvertë për të hetuar, mund të shihte pak akull, por nuk kishte asnjë shenjë të ajsbergut ose ndonjë dëmtim mbi vijën ujore. Nën sipërfaqe, megjithatë, ishte shkatërrimtar dëmtimi i anijes për të cilën supozohej se nuk do të fundoset.

Urdhri erdhi që gratë dhe fëmijët të shkonin në varkat e shpëtimit, por z. Prentice tha se kishte dy arsye se pse shumë prej tyre hezitonin: duhej një kërcim prej 21.3 metrave në ujë dhe ata kurrë nuk mendonin se anija do të fundosej.

“Mos harroni, i kishim 16 varka shpëtimi dhe secila mbante 50 vetë dhe, nëse ato do të mbusheshin, do të kishim shpëtuar 800 njerëz, ndërkaq ne shpëtuam vetëm 500 prej tyre”, tha ai.

Z. Prentice dhe disa burra të tjerë u urdhëruan të merrnin nga depoja të gjitha biskotat që mund të mbanin. Në kohën kur u kthye në kuvertë, anija ishte në kaos dhe ai nuk mund të çante rrugën e vet për të arritur te varkat e shpëtimit. Teksa nxitoi të vishte jelekun e shpëtimit, anija fundosej me shpejtësi, paniku po shtohej dhe pasagjerët e klasit të tretë u grumbulluan në kuvertë.

E, Titaniku pastaj u nda në dysh.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Papritmas, u ngrit shpejt dhe mund të dëgjonit gjithçka që përplasej”, tha ai.

Z. Prentice ishte kapur pas një dërrase, derisa gjysma e anijes së çarë ngrihej lart nga uji. Nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërcente dhe të zhytej. “E kisha një rrip shpëtimi dhe në mënyrë të tmerrshme u përplasa në ujë”, tha ai. Duke pluskuar në oqeanin e akullt mes “trupave kudo”, ai pa se si anija po zhdukej nën ujë. Tha se nuk donte të vdiste, por “nuk i shihte gjasat për të jetuar”.

“Gradualisht isha duke u ngrirë dhe fal Zotit hasa në një varkë shpëtimi dhe ata më tërhoqën brenda”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Teksa shikonte përreth, e sheh veten të ulur pranë Virginia Estelle Clarkut, një fytyrë e njohur nga kuverta ku ai e kishte ndihmuar një çift të ri, në muajin e tyre të mjaltit, me jelekët e shpëtimit. E kishte bindur znj. Clark që të linte pas burrin e saj të ri Walter dhe të hipte në një varkë shpëtimi, duke e siguruar se ai do ta ndiqte më vonë. Znj. Clark e pyeti z. Prentice nëse e kishte parë burrin e saj. Më vonë doli se ai ishte njëri nga të vdekurit.

Z. Prentice tha se ishte pothuajse “i ngrirë” dhe besonte se znj. Clark mbase ia ka shpëtuar jetën duke e mbështjellë një mantel rreth tij. “E shpëtova jetën e saj – mendoj se e shpëtova, mendoj se e bëra, dhe ajo e shpëtoi timen”, tha ai.

[Anija] RMS Carpathia ishte pothuajse 96.5 kilometra larg kur operatori i valëve mori thirrjen për ndihmë të Titanikut. E ndryshoi menjëherë drejtimin dhe në Nju-Jork i solli të sigurt rreth 700 të mbijetuar.

Z. Prentice vdiq në vitin 1982 në moshën 93-vjeçare. Për pjesën tjetër të jetës nuk e harroi kujtimin e gjallë të tragjedisë që hodhi hije mbi jetën e tij si i ri. Ora që mbajti atë natë mbeti e ngrirë në kohë: ndaloi në orën 02:20. “U ngri si unë – mendoj se duroi për rreth 20 minuta në ujë”, tha ai.

I pyetur nëse shqetësohet kur flet për Titanikun, ai tha: “Me siguri këtë do ta ëndërroj sonte; do ta kem një makth tjetër. Mendon se jam shumë i vjetër për këtë, por habitesh. Shtrihesh natën në shtrat natën dhe e gjithë gjëja përsëri të rikthehet”. 

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin
Next Article Berisha jashtë Grupit të PD! Kuvendi tregon arsyen: Deputeti s’ka qenë pjesë që prej fillimit të legjislaturës 

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?