By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Jo festa plazhi, jetë nate apo vajza të bukura”, vera e djalit të Trumpit, Barron thuhet se ishte e fokusuar vetëm në takime biznesi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > “Jo festa plazhi, jetë nate apo vajza të bukura”, vera e djalit të Trumpit, Barron thuhet se ishte e fokusuar vetëm në takime biznesi
Showbizz

“Jo festa plazhi, jetë nate apo vajza të bukura”, vera e djalit të Trumpit, Barron thuhet se ishte e fokusuar vetëm në takime biznesi

admin
Last updated: 29/08/2025 09:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ka kaluar verën duke u fokusuar në zgjerimin e bizneseve familjare, ndërkohë që romancat dhe jeta e natës, sipas burimeve, nuk i kanë qenë prioritet.

Sipas revistës People, 19-vjeçari nuk është shumë i interesuar për lidhje dashurore në këtë fazë të jetës, por preferon të marrë pjesë në takime me partnerë të mundshëm biznesi, pasi synon të nisë një sipërmarrje të re në fushën e teknologjisë. Thashethemet për një lidhje të mundshme u përhapën në maj, kur një burim anonim foli për një të dashur të supozuar, por lajmi nuk u konfirmua kurrë.

Aktualisht, Barron studion në Stern School of Business në Universitetin e New Yorkut dhe, sipas një burimi të afërt me të, takimet dhe jeta sociale nuk janë në fokusin e tij: “Besoj se për momentin kjo nuk është gjë e madhe për të. Ka detyrime në fakultet, një familje që e adhuron dhe është duke ndërtuar karrierën e tij”, tha burimi për People.

Foto: Profimedia

Në një intervistë për Vanity Fair, presidenti i klubit republikan në NYU e quajti Barronin “një çunak disi i veçuar në kampus”. Ai thuhet se nuk është shumë aktiv në jetën studentore, është i tërhequr dhe ka pasion video-lojërat. Fokusi i tij tek karriera mund të shpjegojë pse është parë rrallë në publik përkrah të atit që nga inaugurimi presidencial i janarit. Megjithatë, sipas burimeve, ai vijon të kalojë kohë me familjen larg syrit të medias.

Donald Trump duket se ka pritshmëri të mëdha nga djali i tij. Në një intervistë për Fox News në mars, ai e përshkroi Barronin si dikë me “aftësi të jashtëzakonshme në teknologji”, duke dhënë shembullin se ai “di si të ndezë kompjuterin e tij”.

Foto: Profimedia

“E fik laptopin e tij dhe i them ‘Mirë, mjaft për sot’. Kur kthehem pas pesë minutash, ai e ka ndezur sërish. E pyes ‘Si e bën këtë?’ Ai ka aftësi të pabesueshme për teknologjinë”, deklaroi Trump me seriozitet.

Përveç teknologjisë, Barron ka treguar interes edhe për fushën e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2024, ai krijoi kompaninë Trump, Fulcher & Roxburgh Capital Inc., por e mbylli vetëm disa ditë pasi babai i tij siguroi mandatin e dytë presidencial, në mënyrë që të shmangte vëmendjen e tepruar mediatike.

Barron do të rikthehet më 3 shtator në New York, për të nisur vitin e dytë të studimeve në NYU. 

Foto: Profimedia

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kardiologët zbulojnë se cilat fruta dhe perime duhet të hani shpesh për shëndetin e zemrës
Next Article Ekzekutivi reagon pas njoftimit se BE-ja shmang takimet në ndërtesën qeveritare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?