By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen
Sport

Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

admin
Last updated: 07/03/2025 11:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich do të mbetet në radhët e klubit më të suksesshëm gjerman pavarësisht indikacioneve të mëparshme se ai mund të largohet në fund të sezonit.

Më parë mediat gjermane shkruanin se negociatat për vazhdimin e kontratës së tij me klubin kishin ngecur dhe flitej për interesim edhe nga klube të tjera evropiane, si Paris Saint-Germain dhe Arsenal.

Megjithatë, pavarësisht interesimit të gjigantëve evropianë, Kimmich do të qëndrojë te Bayerni, pasi të dyja palët kanë arritur një marrëveshje të plotë për një kontratë të re deri në vitin 2029.

Konfirmimi zyrtar pritet në ditët në vijim dhe Kimmich është lojtari i dytë pas Alphonse Davies që zgjat besnikërinë e tij me Bavarezët.

Ndryshe, Kimmich mbërriti te Bayern Munich nga RB Leipzig në verën e vitit 2015 për rreth 7 milionë euro.

Para kësaj, rrugëtimi i tij futbollistik filloi në VfB Stuttgart, ku kaloi nëpër seleksionimet e të rinjve, por nuk pati një shans në ekipin e parë.

Stutgarti e shiti atë te RB Leipzig në vitin 2013, i cili atëherë luante në divizionin e tretë të Gjermanisë. Ai përparoi shpejt në Leipzig dhe u bë një lojtar kyç, gjë që tërhoqi vëmendjen e Bayernit.

Bayerni e solli atë me insistimin e Pep Guardiolës, i cili e njohu menjëherë talentin e tij dhe e shndërroi në një nga mesfushorët më të mirë në botë.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E krahasoi me Napoleonin, Macron i kundërpërgjigjet ashpër Putinit
Next Article SBASHK uron mësimdhënësit: Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për arsimin dhe shoqërinë tonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?