By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ju paralajmërova që në 2018″/ Aksioni kundër shitjes së bulmetit pa faturë, Braçe: Faji i skemës së TVSH-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > “Ju paralajmërova që në 2018″/ Aksioni kundër shitjes së bulmetit pa faturë, Braçe: Faji i skemës së TVSH-së
Ekonomi

“Ju paralajmërova që në 2018″/ Aksioni kundër shitjes së bulmetit pa faturë, Braçe: Faji i skemës së TVSH-së

admin
Last updated: 14/07/2025 18:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit.

Përmes rrjeteve sociale, Braçe thekson se faji i lindjes së fenomenit të tregtimit pa faturë të produkteve blegtorale është skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas deputetit socalist, skema aktuale e TVSH-së ka detyruar grumbulluesit dhe përpunuesit të mos lëshojnë fatura për produktet blegtorale, pasi u kushton jo pak para. Ai thekson se çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet.

Reagimi i plotë i deputetit Erion Braçe:

6 vjet. Që në nëntor të 2018 lajmërova që do të ndodhte ekzaktësisht kështu, pra do të binim në informalitet të thellë, që do të rëndonte në të gjithë sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe në krahun tjetër do të cënonte sigurinë ushqimore. Ajo që ndodhi 6 vjet më parë me tatimin mbi vlerën e shtuar, e nxiti informalitetin, dhe në krahun tjetër si alternativë e nxiti importin e produkteve blegtorale përgjithësisht, atyre për të përpunuar, natyrisht të qumështit edhe mishit, që u konsumuan në këto 6 vite. E para mbi të gjitha, do të doja që Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ministri, ministrja tjetër, të dinin që bujku, të cilët i thonë fermer, nuk lëshon fature.

Me ligj faturën nuk e lëshon bujku, po autofaturën e lëshon grumbulluesi. Grumbulluesi për nevoja të përpunuesit apo drejtpërdrejt përpunuesi kur grumbullon ai vetë në territor. Këtu ka një problem, për të cilin ka 6 vjet që flas, kam 6 vjet që propozoj, ka 6 vjet që më kundërshtojnë, ka 6 vjet që më votojnë kundër, ose më thonë të drejtë ke, por ja do ta bëjmë…Është tatim mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë. Në skemën 0 nga fermeri dhe 20% në dalje, ka denatyruar tatimin mbi vlerën e shtuar. Praktikisht funksionon si tatim mbi qarkullimin, taksë që nuk ekziston në legjislacionin shqiptar.

Mbi të gjithë kjo skemë i detyron grumbulluesit, përpunuesit të mos presin faturë. Pse? Sepse humbin para. Të paguash TVSH, 0 në blerje dhe 20 në dalje, është shumë më tepër se sa të paguash TVSH në import të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Pra siguria ushqimore është jetike. Për të formalizimi është edhe më jetik. Por për të dyja bashkë duhet të ndryshojë tatimi mbi vlerën e shtuar. Nëse duam të bëjmë punë…nëse duam të rrisim më shumë çmimet… po patjetër: Çdo element i formalizimit me këtë skemë të TVSH, do të rrisë çmimet.

You Might Also Like

Rritja e çmimeve shqetëson qytetarët

“Business leader” shpërblen titanët e ekonomisë së Maqedonisë: Edicioni i dytë i ngjarjes më prestigjioze të biznesit

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump në takimin me Sekretarin e NATO’s e përmend Kosovën dhe Serbinë në kontekst të luftërave që ka ndalur
Next Article Vila historike 31 mirëpret lançimin e pajisjes së teknologjisë së lartë IQOS Iluma i në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?