By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Juventusi synon t’i ‘rrëmbejë’ Interit njërin prej lojtarëve kryesorë të skuadrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Juventusi synon t’i ‘rrëmbejë’ Interit njërin prej lojtarëve kryesorë të skuadrës
Sport

Juventusi synon t’i ‘rrëmbejë’ Interit njërin prej lojtarëve kryesorë të skuadrës

admin
Last updated: 29/09/2026 10:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Derby d’Italia mund të sjellë një kthesë të bujshme në afatin kalimtar të transferimeve, pasi Juventusi ka shfaqur interesim për Hakan Calhanoglun. Mesfushori turk aktualisht është në një situatë të paqartë sa i përket rinovimit të kontratës me Interin, ndërsa “Bianconerët” po e monitorojnë nga afër situatën dhe mund të tentojnë transferimin e tij nëse palët nuk arrijnë marrëveshje.

Sipas Ekrem Konur, Juventusi po e ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës rreth të ardhmes së Calhanoglut te Interi.

Mesfushori 32-vjeçar ka kontratë me klubin nga “San Siro” deri në qershor të vitit 2027, por diskutimet për një zgjatje të saj raportohet se kanë ngecur, duke lënë të hapur mundësinë që klubet e interesuara të ndërhyjnë.

Përveç interesimit nga klubet e Superligës turke, një transferim brenda Serie A do të përbënte një lëvizje të rëndësishme në futbollin italian. Juventusi po vlerëson opsionet për përforcimin e skuadrës në planin afatgjatë dhe mundësia për të marrë një lojtar kreativ me përvojë nga një rival direkt raportohet se po shqyrtohet nga drejtuesit.

Interesimi i Juventusit lidhet edhe me nevojat taktike të skuadrës së Luciano Spallettit. Trajneri i “Bianconerëve” ka përdorur shpesh një dyshe në mesfushë të përbërë nga Douglas Luiz dhe Pape Matar Sarr, por asnjëri nuk konsiderohet specialist i rolit të organizatorit të lojës nga thellësia, i njohur si “regista”.

Calhanoglu do t’i mbushë 33 vjeç në shkurt, ndërsa gjendja e tij fizike është bërë një shqetësim për Interin.

Mesfushori turk aktualisht është jashtë fushave për shkak të dëmtimit të shtatë që ka pësuar që nga nëntori i vitit 2025, ndërsa shpreson të rikthehet te skuadra e Cristian Chivut pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.

You Might Also Like

Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia

A do të japë dorëheqjen nga Turqia? Montella jep përgjigjen

Zbulohet kontrata e Zidanes me Francën – kjo është paga dhe detaji që i ka habitur të gjithë

Publikohen shifrat: Austri – Kosovë, ndeshja që tërhoqi më së shumti shikues në raundin e dytë

Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trepça dhe Bashkimi për trofeun e parë të sezonit – finalja e Superkupës premton spektakël
Next Article Tifozët e Turqisë kërkojnë largimin e Vincenzo Montellës pas humbjes ndaj Italisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?