By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ka lindur, është rritur dhe ka luajtur për Holandën – por Afellay me zemër do ta mbështet Marokun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ka lindur, është rritur dhe ka luajtur për Holandën – por Afellay me zemër do ta mbështet Marokun
Sport

Ka lindur, është rritur dhe ka luajtur për Holandën – por Afellay me zemër do ta mbështet Marokun

admin
Last updated: 29/06/2026 17:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-reprezentuesi i Holandës, Ibrahim Afellay, ka pranuar se do të bëjë tifo për Marokun në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Holandës.

I ftuar në emisionin NOS WK Avond, ish-futbollisti i PSV Eindhovenit dhe Barcelonës nuk hezitoi kur u pyet nga moderatori Ron Jans se cilën kombëtare dëshironte ta shihte fituese.

“Për këtë ndeshje, zemra ime është me Marokun”, u shpreh Afellay.

Deklarata e tij shkaktoi reagime në studio, ndërsa ish-mbrojtësi i Holandës, André Ooijer, e pyeti nëse e kishte seriozisht. Afellay shpjegoi se zgjedhja e tij lidhet me origjinën dhe familjen.

“Rrënjët e mia janë në Marok. Prindërit e mi janë nga atje dhe një pjesë e madhe e familjes sime jeton ende në Marok. Çfarë shpjegimi tjetër duhet të jap?”, tha ai.

Megjithatë, ish-mesfushori theksoi se mbetet krenar për gjithçka ka arritur me fanellën e Holandës.

“Kam lindur dhe jam rritur në Holandë dhe jam mirënjohës që kam përfaqësuar këtë vend. Nuk mora një vend në kombëtare si dhuratë, por e fitova me paraqitjet e mia në fushë”, shtoi Afellay.

Ai theksoi se, pavarësisht rezultatit, do të jetë i lumtur për fituesin, por zemra e tij mbetet me vendin e origjinës.

“Jam rritur në Holandë, por rrënjët e mia janë në Marok. Nëse më pyesni ku e kam zemrën, përgjigjja është Maroku”, deklaroi ai.

Moderatori Ron Jans e mbështeti qëndrimin e Afellayt, duke vlerësuar sinqeritetin e tij.

“Madje do të më dukej e çuditshme nëse do të bëje tifo për Holandën. Askush nuk harron prejardhjen e tij dhe mendoj se je një shembull i mirë i kësaj”, tha Jans.

Afellay e falënderoi për mirëkuptimin, duke pranuar se deklarata e tij mund të interpretohet ndryshe nga disa njerëz.

Ish-futbollisti zhvilloi 53 ndeshje me fanellën e Holandës, duke shënuar shtatë gola, ndërsa tani shpreson që Maroku të dalë fitues në përballjen ndaj vendit që përfaqësoi për shumë vite.

You Might Also Like

Joao Cancelo zbulon prapaskenat, sakrifikoi pagën për t’u rikthyer te Barcelona

Çfarë i ndodhi Mourinhos në sy? Trajneri i Real Madridit tregon incidentin

Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim

Gjiganti turk përgatit ofertën për yllin e Atleticos, zbulohet formula për ta transferuar

Real Madridi dyshoi për Rodrin, heshtja e Mourinhos ndikoi në zgjedhjen e Barcelonës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lojtarët me më së shumti çmime “Lojtari i Ndeshjes” në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026
Next Article VLEN: Bujar Osmani do të mbahet mend vetëm si i dëgjueshmi i shefave që shfrytëzoi postet për beneficione personale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?