By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ka një javë që po digjet deponia e Prilepit, dyshohet për faktor njerëzor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ka një javë që po digjet deponia e Prilepit, dyshohet për faktor njerëzor
Maqedoni

Ka një javë që po digjet deponia e Prilepit, dyshohet për faktor njerëzor

admin
Last updated: 01/02/2025 17:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prilep, 1 shkurt – Më shunë se një javë që po digjet deponia e qytetit të Prilepit në afërsi të fshatit Alinci. Prej ditësh shërbimet komunale zjarrfikëse po shuajnë zjarrin, po ashtu po ndihmojnë edhe firmat. Deri më tani, gjithçka është reduktuar në pika të nxehta që ende po digjen. Nga “Komunalja” e Prilepit thonë se deponisë po i vihet zjarri qëllimisht.

“Për momentin diqgjet mbetjet e vjetra të shumë viteve më parë. Çdo lloj mbetjeje nga zona industriale. Dyshojmë se është në pyetje faktori njerëzor. Qëllimisht vënë zjarr në deponi. Dëmi është i madh. Sidomos për ndotjen dhe shëndetin. Është rrezik për shëndetin duke pasur parasysh ajrin tashmë të ndotur”, thotë Rubin Abrashoski, drejtor i ndërmarrjes komunale të Prilepit “Higjiena Komunale”.

LSDM-ja opozitare nga Prilepi për situatën i akuzon autoritetet e qytetit.

“Për kryetarin e Prilepit, Borçe Jovçeski dhe për VMRO-DPMNE-në banorët e Prilepit nuk kanë problem me ndotjen, sepse stacionet matëse nuk tregojnë një gjë të tillë. Dhe nuk e tregojnë sepse nuk ka stacione matëse”, tha në konferencë për shtyp para deponisë së qytetit Ivona Kuzmanoviq nga LSDM nga Prilepi.

Deponia e qytetit të Prilepit mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 50.000 metra katrorë. Kjo është hera e dytë brenda një viti e gjysmë që digjet dhe nuk dihet se kush po i vë flakën dhe as cilat janë arsyet. E vetmja zgjidhje shihet në ndërtimin e një deponie rajonale për 19 komuna të rajonit jugperëndimor, me seli në Komunën e Novacit.

Këto ditë në Prilep ka mbërritur iniciativa e Komunës së Novacit, e cila pranon ndërtimin e deponisë rajonale në tokën e saj. Këtë duhet ta verifikojë Këshilli i Qytetit të Prilepit.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami vizitë në SHBA, takon udhëheqësinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA
Next Article Jemi në vendin e tretë sipas rritjes së çmimit të bukës në Europë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?