By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kabinetit Rama do i shtohet një MINISTRI e re, zbulohet drafti që do i propozohet Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kabinetit Rama do i shtohet një MINISTRI e re, zbulohet drafti që do i propozohet Kuvendit
Shqipëri

Kabinetit Rama do i shtohet një MINISTRI e re, zbulohet drafti që do i propozohet Kuvendit

admin
Last updated: 06/10/2024 18:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Ministri e re dhe Akademia e Shkencave.Në dokument planifikohet lindja e një Ministrie të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor. Si dhe krijimi i një organi këshillimor pranë kryeministrit në emrin Këshilli Kombëtar për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili synon përmirësimin e veprimtarisë kërkimore në vend. Në përbërje, ky këshill do të ketë 7 ministra të fushave të ndryshme, por edhe 4 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë, teksa do të jenë pjesëmarrës edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe 3 anëtarë të Akademisë, si dhe përfaqësues të Agjencive të Inovacionit.

Ministri i shkencës do të ketë për detyrë hartimin e strategjisë në këtë sektor si dhe të përcaktojë fushat prioritare të kërkimit shkencor; teksa në ndihmë të tij do të jetë këshilli me 19 anëtarë i drejtuar nga kryeministri, me bashkëpunimin edhe të ministrit të bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes, energjisë, mjedisit, inovacionit. Teksa për përzgjedhjen e anëtarëve të universiteteve në këtë bord, është vendosur kusht që të jenë personalitete të njohur akademikë. Mirëpo kompetencat e tyre do të ndryshojnë në krahasim me ligjin për arsimin e lartë, ku gëzonin autonomi universitare në veprimtarinë shkencore.

“Fushat, drejtimet, vëllimi i punës dhe afatet e veprimtarisë kërkimore-shkencore përcaktohen nga vetë institucionet e arsimit të lartë”, thotë ligji i arsimit të lartë, ndërsa me projektligjin e ri parashikohet që përgjegjësia t’i kalojë ministrisë, Akademisë se Shkencave dhe këshillit shkencor. Pra, pritet të ndryshojnë kompetencat për drejtuesit e fakulteteve, pedagogët, senatet e universiteteve publike dhe private, të cilat do të jenë nën monitorimin e institucioneve politikbërëse.

Nëse do të ketë kërkesë për krijimin e institucioneve të veçanta për kërkimin shkencor veç universiteteve, Akademisë së Shkencave, parqeve teknologjike apo qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, vendimin e merr ministri përgjegjës i cili jep lejen përkatëse. Ministri për shkencën do të ketë fuqi edhe për pezullimin apo mbylljen e tyre, kur vihen re nga monitorimi mospërmbushje të kritereve e ka vlerësim negativ. Ndër të tjera, do të krijohet edhe regjistri kombëtar i institucioneve dhe kërkuesve shkencorë, brenda dy viteve nga miratimi i ligjit.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjirokastra numëron 400 mijë turistë të huaj
Next Article Meteorologët japin alarmin: Po vjen “La Nina”, Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se vitin e kaluar, preket dhe Shqipëria !

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?