Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur “cirk” situatën që po krijohet në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Kishte qenë mirë që edhe ju të abstenonit nga këto seanca. Vetë Gjykata Kushtetuese e ka dërguar këtë material. Gjykata na ka njoftuar se do ta dërgojë materialin me kërkesën tonë si deputetë dhe të Vjosa Osmanit, për të dërguar komentet e tyre,” tha Kadrijaj.
