Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Koçan parashtroi kallëzim penal kundër I.K. (73) nga Koçana për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
I denoncuari, siç kumtoi sot MPB-ja, në ambientet e magazinës në firmën e tij në Koçanë, ka kryer prodhimin e ekstraktëve të marihuanës për qëllime mjekësore dhe përskaj që leja i ka skaduar në maj të vitit 2022.
Më datën 15.02.2024, gjatë bastisjes së ambienteve të magazinës, janë gjetur dhe sekuestruar 122 kilogramë të marihuanës dhe 31,39 litra vaj nga kanabisi.
