By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallëzime penale kundër ish-drejtorit ekzekutiv dhe udhëheqësit për furnizime publike në M-NAV
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Kallëzime penale kundër ish-drejtorit ekzekutiv dhe udhëheqësit për furnizime publike në M-NAV
KronikaMaqedoni

Kallëzime penale kundër ish-drejtorit ekzekutiv dhe udhëheqësit për furnizime publike në M-NAV

admin
Last updated: 26/05/2025 10:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Drejtoria e Policisë Financiare deri në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër ish-drejtorit ekzekutiv të M-NAV AD Shkup për bashkimin e dy furnizimeve publike krejtësisht të ndryshme në një të vetme dhe për B.A. në cilësinë e u.d. udhëheqës i departamentit për furnizime publike, për shkak të dyshimit se nuk e ka kryer mbikëqyrjen e duhur. Me këtë veprim, të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e M-NAV SHA Shkup në shumën prej 1.493.433,00 denarëve.

“Drejtoria e Policisë Financiare deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër V.K. në cilësinë e ish-drejtorit ekzekutiv të Sektorit për teknikë të aviacionit në Shoqërinë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigimin ajror M-NAV SHA Shkup, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 353 paragrafi 2 të Kodit Penal, dhe kundër B.A., në cilësinë e ushtrueses së detyrës së udhëheqëses së sektorit për furnizime publike në Shoqërinë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimebe në navigimin ajror M-NAV SHA Shkup, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v paragrafi 2 të Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

I akuzuari i parë V.K. ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare në atë mënyrë që ka bashkuar dy furnizime publike krejtësisht të ndryshme dhe të papajtueshme në një të vetme, konkretisht furnizimin për përgatitjen e një zgjidhjeje tërësisht operative për menaxhimin e dokumenteve, përkatësisht blerjen e një zgjidhjeje softuerike, me furnizmin për arkivimin fizik dhe elektronik të dokumenteve.

“Ai duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, gjatë vitit 2022, në kundërshtim me nenin 89 të Ligjit për Prokurime Publike, ka përgatitur specifikimet teknike dhe dokumentacionin e tenderit me kushte diskriminuese dhe të paarsyeshme për përzgjedhjen cilësore për furnizmin publik për sigurimin dhe implementimin e një zgjidhjeje tërësisht operative për menaxhimin e dokumenteve me numër të shpalljes 12253/2022, në të cilat ka përfshirë kushte dhe kritere që kryesisht kanë të bëjnë me arkivimin fizik të dokumenteve dhe që nuk kanë lidhje me përgatitjen e një zgjidhjeje softuerike për menaxhimin e dokumenteve, gjë që është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit sipas nenit 8 dhe parimin e konkurrencës sipas nenit 5 të Ligjit për furnizime publike”, thonë nga Policia Financiare.

E akuzuara e dytë B.A., si personi i vetëm që posedon autorizimin për të udhëhequr procedurat e furnizime publike, shtojnë nga Drejtoria e Policisë financiare, duke mos kryer mbikëqyrje të duhur, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në përmbushjen e autorizimeve dhe detyrave të saj, në atë mënyrë që, megjithëse ka qenë e vetëdijshme se dokumentacioni i tenderit dhe specifikimet teknike ishin përgatitur në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, ajo i ka publikuar ato në sistemin elektronik për furnizime publike, duke mundësuar kështu zbatimin e tij.

“Me këto kritere diskriminuese dhe të paarsyeshme për përzgjedhjen cilësore, duke ulur konkurrencën, të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e Shoqërisë Aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve në navigimin ajror M-NAV AD Shkup në shumën prej 1.493.433,00 denarë, shumë për të cilën i kanë mundësuar përfitim personit juridik “Kontego” SHPK Shkup – Shoqëri për skanimin, përpunimin dhe ruajtjen e dokumenteve, me të cilën është lidhur kontrata”, sqarojnë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article The Times: Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranoj ngritjen e kampeve të emigrantëve
Next Article Ndalohet një person në Kumanovë, tejkaloi shpejtësinë në vendbanim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?