By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kam folur me 70 liderë botërorë që nga fitorja”, Trump: Po mendoj të komunikoj me Putinin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Kam folur me 70 liderë botërorë që nga fitorja”, Trump: Po mendoj të komunikoj me Putinin
Bota

“Kam folur me 70 liderë botërorë që nga fitorja”, Trump: Po mendoj të komunikoj me Putinin

admin
Last updated: 09/11/2024 10:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin që kur fitoi zgjedhjet këtë javë, por shtoi se ai “mendon se do ta bëjë”.

Në një intervistë për NBC, Trump tha se që nga mëngjesi i së mërkurës ka folur me 70 liderë botërorë.
Të enjten, Putin e uroi Trump për fitoren e tij në zgjedhje, e lavdëroi për guximin e treguar kur një person i armatosur u përpoq ta vriste dhe tha se Moska ishte gati për dialog me presidentin e zgjedhur të SHBA-së.

Në fjalimin e tij të parë publik që nga fitorja e Trump, Putin tha se Trump veproi si një njeri i fortë kur u shënjestrua për vrasje në një tubim në Pensilvani më 14 korrik.

“Për mendimin tim, ai u soll në një mënyrë shumë të duhur, me guxim, si një burrë i vërtetë”. Do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për ta uruar për zgjedhjen e tij”, tha Putin në Soçi.

Udhëheqësi rus shtoi se Trump u “sulmua nga të gjitha anët” gjatë fushatës së stuhishme zgjedhore dhe se deklaratat e Trump për Ukrainën dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë meritojnë vëmendje.

Gjatë fushatës, Trump theksoi se mund të sillte paqe në Ukrainë në 24 orë nëse fiton, por ai nuk dha shumë detaje se si do t’i jepte fund luftës më të madhe tokësore të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjenden 11 trupa të pajetë në një kamion në Meksikë, mes tyre edhe dy fëmijë
Next Article Dridhje tërmeti mëngjesin e sotëm në afërsi të Resnjës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?