By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kamala mund Trump-in në sondazhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kamala mund Trump-in në sondazhe
Bota

Kamala mund Trump-in në sondazhe

admin
Last updated: 09/08/2024 11:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump dhe Kamala Harris do të debatojnë më 10 shtator në televizionin ABC, në përballjen e tyre të parë, ndërsa sondazhet sugjerojnë se gara presidenciale do të jetë e ngushtë.

Në një konferencë për shtyp në rezidencën e tij në Flordia, Trump tha se dëshironte debate shtesë më 4 dhe 25 shtator, të cilat do të transmetoheshin në Fox News dhe NBC. Republikani nuk humbi rastin për të sulmuar Kamala-n.

“Kemi dikë që nuk ka marrë asnjë votë për president dhe po garon. Për mua s’ka problem. Por ne na vunë përpara Biden dhe tani dikë tjetër, dhe sinqerisht preferoj të garoj kundër dikujt tjetër. Zgjedhja e Kamalës është e tmerrshme; ajo është një person radikal në nivele të papara dhe zgjodhi një tjetër radikal të së majtës si bashkëgarues”, tha Trump.

Sakaq, demokratja tha se po priste me padurim debatin e 10 shtatorit, pasi Trump më në fund u angazhua për një të tillë. Harris pohoi për gazetarët pas një ndalesë në një zonë të Detroitit se ishte e hapur të diskutonte mbi mundësinë e debateve të tjera, por një zyrtar i fushatës përjashtoi mundësinë e përballjes në Fox News më 4 shtator.

“Jam e lumtur që më në fund pranoi të debatojë më 10 shtator. Po pres me padurim, dhe shpresoj të shfaqet”, tha Harris.

Trump ka sugjeruar më herët se mund të tërhiqet nga debati i organizuar nga ABC, e që ishte planifikuar të zhvillohej mes Trump dhe Biden, para se ky i fundit të tërhiqej nga gara duke i lënë vendin Harris. Një sondazh i Ipsos i publikuar të enjten zbuloi se Harris ka shtuar epërsinë e saj mbi Trump që prej fundit të korrikut. Ajo prin ndaj republikanit me 42 përqind të preferenacave kundër 37 përqind. Harris dhe kandidati për zv. president Tim Walz zhvilluan tubime në shtetet kyçe të Pensilvanisë, Miçigan dhe Uiskonsin këtë javë duke tërhequr mijëra mbështetës në një sinjal se si hyrja e saj e vonë në garë i ka dhënë hov demokratëve.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vritet biznesmeni shqiptar në Francë, plagosen djali dhe nipi/ Pasi zbrazi karikatorin mbi ta, autori u largua me skuter
Next Article Është gjetur e ngordhur një nga breshkat më të mëdha në botë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?