By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kamberi dyshon në qëllimet e shumicës së re në Serbi: A do t’i anulojnë marrëveshjet me Kosovën?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kamberi dyshon në qëllimet e shumicës së re në Serbi: A do t’i anulojnë marrëveshjet me Kosovën?
Kosovë

Kamberi dyshon në qëllimet e shumicës së re në Serbi: A do t’i anulojnë marrëveshjet me Kosovën?

admin
Last updated: 28/11/2026 14:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se, pavarësisht ndryshimit të klimës politike në Kuvendin e Serbisë, ende nuk mund të ketë besim të plotë te shumica e re parlamentare, për shkak të retorikës së pandryshuar ndaj Kosovës.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Kamberi ka bërë të ditur se së shpejti pritet të publikohen të gjitha marrëveshjet që Serbia ka lidhur me Kosovën, duke ngritur pikëpyetje rreth qëllimit të këtij veprimi.

“Nuk mund të kemi një besim të plotë në një shumicë të re, e cila, sa i përket Kosovës, nuk e ka ndërruar retorikën. Do të shohim a është një retorikë e momentit apo është një drejtim strategjik politik i tyre”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka thënë se mbetet të shihet nëse publikimi i marrëveshjeve synon diskreditimin e mëtejshëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, apo nëse qëllimi është anulimi i tyre.

“A është një strategji e diskreditimit të Vuçiqit edhe më tej apo tentohet që ato marrëveshje në Parlament të sillen dhe të anulohen, mbetet të shohim”, ka shtuar ai.

Kamberi ka theksuar se për shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetet thelbësore gatishmëria e pushtetit të ri për respektimin e kërkesave politike të përfshira në dokumentin shtatëpikësh, si dhe të marrëveshjeve të tjera me Serbinë.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Koncert festiv më 25 nëntor në kuadër të aktiviteteve “Nëntori në Tetovë”
Next Article Marrëveshje me Italinë: Program pilot në Mjekësinë Nukleare dhe Radiologji, Onkologjia Kombëtare nis në janar 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?