By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kamberi: Shkaku i protestës së të hënës, Serbia e ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kamberi: Shkaku i protestës së të hënës, Serbia e ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve
Bota

Kamberi: Shkaku i protestës së të hënës, Serbia e ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve

admin
Last updated: 09/08/2024 22:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Beogradi zyrtar është duke e shtuar presionin ndaj shqiptarëve të Luginës pas paralajmërimit për protestën “Për Identitet e Dinjitet” të së hënës së javës së ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se po përballen me presion e me intimidim nga Policia dhe organet ligj-zbatuese në Bujanoc e Vranjë.

Madje, ai ka bërë të ditur se një qytetar është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e Facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”.

Sipas Kamberit, ai u arrestua si i dyshuar për vepër penale “Nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.

Rasti, tha ai, i është dorëzuar prokurorisë në Vranjë.

“Padyshim nuk duhet shprehur mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, sidomos kur kjo ndodh në një komunë multietnike, siç është Bujanoci, ku edhe ashtu raportet janë të ndërlikuara. Por, padyshim, që reagimi i jonë i përbashkët kundër dhunës duhet të jetë universal e jo selektiv, sidomos kur kemi të bëjmë me reagimin e organeve të rendit dhe sigurisë që kanë për obligim për trajtim të njëjtë të të gjithë qytetarëve”, tha mes tjerash deputeti Kamberi.

Tutje, ai foli edhe për komentet e shumta antishqiptare nëpër mediat në Serbi, duke thënë se “albanofobia është bërë përditshmëri”.

“Kur në këtë fushatë të shprehjes së urrejtjes antishqiptare marrin pjesë edhe zyrtarë më të lartë shtetërorë siç ishte A.Vulin (dhe rasti i tij në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila e liroi nga përgjegjësia nga padia e Këshillit kombëtar shqiptar për ‘nxitje të urrejtjes antishqiptare’, vendim ky që e legalizoi termin ofendues ‘shiptari’) arrestimi i një qytetari të zakonshëm, pak ditë para mbajtjes së protestës popullore në Bujanoc, nuk paraqet tjetër veç tentativë për frikësim të atyre që po organizojnë dhe atyre që duan të marrin pjesë në këtë protestë”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, këto ditë disa qytetarë shqiptarë “janë marrë në të ashtuquajturat ‘biseda informative’ për ‘xhihadizëm’”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Këto raste lënë të dyshojmë se politika zyrtare në Serbi po tenton edhe me këto masa represive të tërheq vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga protesta legale e legjitime e paralajmëruar për realizimin e të drejtave fundamentale”.

Deputeti Kamberi thotë se kjo çfarë po bën shteti serb “është një përpjekje e hapur për të frenuar reagimin popullor dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve”.

“Për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të demonizuar edhe protestën edhe kërkesat tona legjitime, të cilat, Serbia i ka pranuar formalisht me nënshkrimin e tre marrëveshjeve me përfaqësuesit shqiptarë (2001, 2009 dhe 2013). Pavarësisht këtyre tentativave për frikësim, ne do të jemi të vendosur dhe të palëkundur në përpjekjet tona për të drejta, për barazi e për liri. Kërkesa për vlerat demokratike, të drejtat tona, lirinë e shprehjes dhe dinjiteti ynë nuk mund të heshten me fushata frikësimi”, përfundoi Kamberi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Koci: Trupi i pajetë i Faton Hajrizit nuk është mbajtur në kushte të duhura
Next Article Real Madridi merr një lajm të rëndë, sensacioni spanjoll ka këputur ligamentin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?