By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kanadaja do të vendosë tarifa 100% për automjetet elektrike të prodhimit kinez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Kanadaja do të vendosë tarifa 100% për automjetet elektrike të prodhimit kinez
Auto

Kanadaja do të vendosë tarifa 100% për automjetet elektrike të prodhimit kinez

admin
Last updated: 27/08/2024 10:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qeveria kanadeze njoftoi një taksë 100% për makinat elektrike të prodhimit kinez dhe një taksë 25% për çelikun dhe aluminin.

Kjo lëvizje pasqyron atë të Shteteve të Bashkuara, partnerit më të afërt tregtar të Kanadasë, ku administrata e Joe Biden prezantoi një tarifë 100% për automjetet elektrike të prodhimit kinez në maj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bashkimi Evropian planifikon të vendosë taksa shumë më të ulëta për importet nga Kina, veçanërisht për automjetet Tesla.

Vendimi u mor pas një takimi tre-ditor me dyer të mbyllura ku morën pjesë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe ministrat e kabinetit në Halifax, Nova Scotia.

Trudeau deklaroi: “Aktorë si Kina kanë zgjedhur t’i japin vetes një avantazh të padrejtë në tregun global,…”.

Ai gjithashtu theksoi se Otava do të vazhdojë të punojë me SHBA-në dhe aleatët e saj për të siguruar që konsumatorët në mbarë botën të mos penalizohen padrejtësisht nga praktikat jotregtare të vendeve si Kina.

Tarifat e reja të EV, të cilat përfshijnë tarifa për disa automjete hibride të pasagjerëve, kamionë, autobusë dhe furgona dërgesash, do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

Taksat shtesë për çelikun dhe aluminin do të fillojnë në 15 tetor.

Zëvendëskryeministrja Chrystia Freeland njoftoi se Kanadaja do të nisë gjithashtu një konsultim 30-ditor për të eksploruar tarifat e mundshme në sektorë të tjerë, duke përfshirë bateritë, produktet diellore, çipat dhe mineralet kritike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Fundi i benzinës dhe naftës – Në këtë vend evropian, makinat elektrike mbajnë 98.3 përqind të tregut

Tesla befason me një Model 3 të ri standard të lirë

Ky është Kia Stonic i ri – hap i madh përpara në dizajn, por edhe ndryshime në teknologji

Sistemi i ri i sigurisë për lëvizjen mbrapa së shpejti mund të bëhet pajisje e detyrueshme

Pse motori nuk punon qetë në regjimin pa ngarkesë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti flet për takimin me shefin e CIA-s: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë në Kosovë
Next Article Claudio Bravo tërhiqet nga futbolli në moshën 41-vjeçare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?