By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kanadaja paralajmëron “përgjigje shumë të fortë” nëse Trump vendos tarifë 25 për qind ndaj mallrave të saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kanadaja paralajmëron “përgjigje shumë të fortë” nëse Trump vendos tarifë 25 për qind ndaj mallrave të saj
Bota

Kanadaja paralajmëron “përgjigje shumë të fortë” nëse Trump vendos tarifë 25 për qind ndaj mallrave të saj

admin
Last updated: 21/01/2025 19:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili së fundmi njoftoi dorëheqjen, tha se vendi i tij do të japë një “përgjigje shumë të fortë” nëse presidenti i SHBA-së Donald Trump vendos tarifë prej 25 për qind për mallrat kanadeze, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në Quebec, Trudeau e përshkroi Trumpin si një “negociator të aftë”, duke shtuar se “nëse ka tarifa doganore, ne jemi të përgatitur të përgjigjemi dhe të mbrojmë interesat kanadeze, por do të qëndrojmë të palëkundur në këto kohë pasigurie”.

Trudeau tha se nëse ekonomia amerikane do të përjetonte “bumin” e parashikuar nga Trump, do të kishte nevojë për më shumë energji, çelik dhe minerale kritike, dhe për këtë arsye më shumë nga produktet që Kanadaja u shet Shteteve të Bashkuara.

Në këtë kontekst, Trudeau deklaroi se i gjithë fokusi i tyre është në parandalimin e vendosjes së detyrimeve doganore ndaj Kanadasë.

“Nëse ata marrin masa për tarifën doganore, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë, e matur, por shumë e fortë”, shtoi ai.

Ndryshe, në ditën e parë në detyrë, Trump tha se po shqyrtojnë një tarifë doganore prej 25 për qind për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja.

“Unë mendoj se do ta zbatojmë atë më 1 shkurt”, tha Trump.

Trudeau njoftoi më 6 janar se do të japë dorëheqjen nga rolet e tij si lider partie dhe kryeministër pasi Partia Liberale në pushtet të zgjedhë një lider të ri.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Besar Durmishi jep lajmin e madh: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore
Next Article Njihuni me sekretaren e shtypit të Donald Trump, Karoline Leavitt bëhet zyrtarja më e re që mban postin e rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?