By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e gjashtë më e zakonshme malinje tek gratë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e gjashtë më e zakonshme malinje tek gratë
Maqedoni

Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e gjashtë më e zakonshme malinje tek gratë

admin
Last updated: 21/01/2025 09:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Janari është muaji i përkushtuar për ngritjen e vetëdijes për kancerin e qafës së mitrës – një nga llojet më të shpeshta dhe më të parandalueshme të kancerit te femrat. Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, gjë që mundëson zbulimin e hershëm përmes ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike dhe skrining testeve, siç është PAP-testi dhe testimi për papilloma virus njerëzor (HPV), theksuan sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ISHP, në vitin 2022 kishte 173 paciente me kancer të qafës së mitrës, ndërsa numri i vdekjeve ishte 66.

“Në periudhën prej 10 viteve, përkatësisht nga viti 2013 deri në vitin 2022, incidenca mesatare e kësaj sëmundjeje ishte 9,2 për 100,000 gra, ose rreth 170 raste të reja çdo vit, duke e bërë kancerin e qafës së mitrës sëmundjen e 6-të malinje më të zakonshme tek gratë. Sipas të dhënave të vdekshmërisë, vdekshmëria është 2,9 vdekje për 100,000 gra, ose mesatarisht 52 gra që vdesin gjatë kësaj periudhe nga kanceri i qafës së mitrës. Me kontrolle të rregullta dhe kujdes të mirë për shëndetin tuaj, të gjitha këto vdekje mund të shmangen, pasi skriningu i mirë dhe zbulimi i hershëm i të gjitha rasteve sjell mundësi të mira për trajtim efektiv dhe shmangien e shumë vdekjeve, thonë nga ISHP.

Shkaku kryesor është infeksioni me HPV, një virus seksualisht i transmetueshëm. Megjithëse shumica e infeksioneve HPV janë të padëmshme dhe zhduken spontanisht, disa lloje të virusit mund të çojnë në ndryshime prekanceroze ose kancer – këto janë HPV 16, 18, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58 dhe 59. Përveç papillomavirusit njerëzor (HPV) si shkaktari më i zakonshëm, faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje janë fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale – ekspozimi më i madh ndaj virusit HPV në një moshë më të re, pastaj më shumë partnerë seksualë – rritja e rrezikut për HPV infeksion. Pastaj, një sistem i dobët imunitar dhe pirja e duhanit.

Sipas ISHP-së, vaksinimi kundër HPV-së është mënyra më efektive e parandalimit, së bashku me skrining-ekzaminimet e rregullta, si dhe praktikat e sigurta seksuale.

Në fazat e hershme, ky kancer shpesh nuk ka simptoma. Por fazat e avancuara mund të shkaktojnë gjakderdhje anormale vaginale midis periodave, pas menopauzës ose pas seksit, dhimbje gjatë seksit, pastaj dhimbje në shpinë, këmbë, sekrecione të pazakonta vaginale me një erë të pakëndshme intensive, humbje peshe, humbje oreksi e ndjekur nga dobësi dhe keqtrajtim, ënjtje e këmbëve. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë rrisin ndjeshëm shanset për shërim.

Trajtimi për kancerin e qafës së mitrës, shtojnë ata, varet nga faza e sëmundjes. “Fazat e hershme: kirurgji ose procedura minimale invazive. Fazat e mëvonshme: kombinimi i radioterapisë dhe kimioterapisë. Mbështetja për gratë që kalojnë këtë përvojë është po aq e rëndësishme sa trajtimi mjekësor. Grupet mbështetëse, ndihma psikologjike dhe mbështetja sociale luajnë një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës”, theksojnë nga Instituti. 

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin
Next Article EMV Distribuimi: Normalizohet dërgesa e energjisë termike në Komunën Qendër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?