Kandidati i PD Fidel Kreka duket më afër mandatit të deputetit nga Partia Demokratike, pasi kryeson me diferencë votash kur ka mbetur edhe një numur i pakët kutish për tu numëruar.
Fidel Kreka renditet i pari me mbi 4500 vota, duke lënë pas tashmë kandidaten nga Devolli Jorida Mazelliu, si dhe kandidatët Kristiano Koçibelli e Andrea Mano. Kur mbeten edhe afro 25 kuti për të numëruar Fidel Kreka duket se do të jetë deputeti i katërt nga opozita në zonën e Korçës, teksa 6 mandate nga 10 gjithsej i ka siguruar PS. Sidoqoftë, për të dhënë verdiktin përfundimtar do të duhet edhe numërimi i votave të diasporës.
Kandidati Fidel Kreka i PD më afër mandatit të deputetit, kryeson ndjeshëm në votimet preferenciale
